• |
ide | kryesore

Video/ “E morëm, po se aktivizojmë dot”: Reja tregon situatën e Bajramit, por jo formacionin

-Instant, F1, Sport, Video

“Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente”. Fjalët e Edy Rejas në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ishin deri diku të parashikueshme, duke qenë se Andorra është vërtetë një prej skuadrave më të dobëta në Grupin I, por i ka treguar dy herë në 5 takime kuqezinjve se di ti bëjë keq.


Tekniku italian nuk ka dashur të zbulojë formacionin, pavarësisht se ka bërë të qartë se eksperimentet janë të përjashtuara: “Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund ti grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur”.


Për ndeshjen me Andorrën, megjithatë Reja kërkon kujdes: “Ne kemi pasur probleme me Andorrën dhe në fushën tonë. E njoh si skuadër. E kam parë në ligën e kombeve. Është skuadër që të ve në vështirësi, ka karakteristika të veçanta, ka lojtarë të shpejtë dhe nuk të le hapësira. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe mos iu lejojmë hapësira”, shpjegoi Reja.

Nedim Bajrami është një nga emrat më të pritur, duke qenë se për të FSHF fitoi një konkurencë me Zvicrën, por edhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm se lojtarin e grumbulluar, Reja nuk mund ta aktivizojë pa ardhur konfirmimi nga FIFA: “Për Bajramin duhet të presim një konfirmim nga FIFA, sepse është një situatë e komplikuar, ai ka lindur në Maqedoni dhe rritur në Zvicër, është një element që mund të na ndihmojë shumëm për të ardhmen, duhet pritur leja për pjesën e debutimit. Mund të vij leja sot në darkë ose nesër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.