• |
ide | kryesore

Video/ “Kjo do të jetë një ndeshje tjetër”: Berisha paralajmëron Andorrën se dhuratat kanë mbaruar

-Instant, Sport, Video



Barazimi 2-2 në eleminatoret e Euro 2020 ende janë në mendjen e Etrit Berishës, që e ka të qartë se nuk duhet ta nënvlerësojnë Andorrën, por në anën tjetër ka paralajmëruar edhe kundërshtarin se koha e dhuratave ka përfunduar dhe ajo e nesërme do të jetë një ndeshje tjetër: “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, e njohim kundërshtarin, duke pasur parasysh se kemi luajtur edhe në kualifikueset e kaluara. Por kjo do jetë ndeshje tjetër”, tha kapiteni Berisha.

Duke iu kthyer ndeshjes së kaluar, portieri i Spal pranon gabimet e bëra. Në debutimin e kualifikueseve për Botërorin Katar 2022 kuqezinjtë kërkojnë të marrin maksimumin, të ndërgjegjshëm se vizitori i ardhshëm në Air Albania, Anglia, është shumë herë me marzh vështirësie më të lartë: “Trajneri na ka treguar ato gabimet që i kemi bërë në atë ndeshje. Nuk kemi qenë të përqëndruar në atë ndeshje, duke bërë gabime që kanë qenë edhe të evitueshme dhe duke futur edhe veten në vështirësi. Kjo nuk na lejohet nesër, pasi është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi për të përballuar ndeshjet e ardhshme”.

Me Strakoshën që nuk është se po kalon një moment të mirë, Berisha ka tashmë përgjegjësinë të ruajë portën dhe duke parë formën që shtatlarti po kalon me ekipin e tij, misioni do të jetë i arritshëm: “Kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitore. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Pastaj, jemi në ndeshjen e nesërme, që duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize” e mbylli fjalën e tij Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=uPH1aJCGdsU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *