• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mister fati i rojës në magazinën që u përfshi nga zjarri në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mbetet ende mister fati i punonjësit të një magazine në një qendër tregtare në Tiranë ku ra zjarr i fuqishëm pasditen e sotme.

Prej disa orësh familjarët thonë se Arjan Sefa, 35 vjeç ka mbetur brenda, por zjarrfikësit e mohojnë që në magazinën që ndodhet nën tokë të ketë njerëz.


Zjarri vijon të jetë aktiv edhe për shkak se në magazinë ka pasur këpucë dhe rroba të cilat kanë krijuar një tym të dendur.

Orët e fundit, punonjësit e zjarrfikësve kanë hapur vrima me qëllim daljen e tymit që vazhdon të jetë masiv. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu