• |
ide | kryesore

Video/ Yilmaz ‘sulltani’ i Turqisë: tregolëshi i sulmuesit shemb Hollandën

-Instant, Sport, Video



Kualifikueset europiane për Botërorin 2022 nisin menjëherë me një befasi të madhe, me Turqinë që shkatërron 4-2 Hollandën në ndeshjen e madhe të Grupit G. Në Stamboll, turqit fluturuan falë tregolëshit të Yilmaz e rrjetës së Calhanoglu, ndërsa tulipanët u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë me Klassen e De Jong, por kanë keqardhjen e shtyllës së De Ligt përpara pushimit, që mund ti kishte ndryshuar situatat.

Turqia e kishte treguar forcën edhe në eleminatoret e Euro 2020 duke mundur kampionët e Botës të Francës, por këtë herë nuk i lanë asnjë mundësi hollandezëve, duke dominuar mbi të gjitha pjesën e parë. Yilmaz ishte një problem i vazhdueshëm për prapavijën e Orange që, ashtu si Liverpool, ka ndjerë mungesën e Van Dijk.


Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15′, dyfishoi me penallti në minutën e 34′ e bëri tris me goditje dënimi, nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes. Hollanda mund të kishte bërë dicka më shumë nëse goditja e De Ligt nuk do të ndalej nga shtylla, duke i dhënë mundësinë Calhanoglu, me rifillimin e lojës të bënte 3-0 (46′). Për Orange shënuan Klassen (75′) e Luuk De Jong (76′), duke dhënë idenë për pak minuta se mund të rikuperonin rezultatin, që në të 81 u vendos pikërisht nga Yilmaz.


E nis me tre pikë fushatën në Grupin G Turqia, madje kundër kundërshtarit më të fortë, ndërsa për Hollandën gjithcka duhet të nisë nga e para, madje që në ndeshjen e ardhshme me Letoninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *