• |
ide | kryesore

Zjarri në magazinë/ Familjarët përplasen me policinë: Do hyjmë vetë të nxjerrim rojën e bllokuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë aktiv zjarri që ra në një magazinë në hyrje të Tiranës, ndërkohë që mbetet mister fati i një prej rojeve të kësaj godine.

Vatra e zjarrit u pikas në katin minus 1 të godinës, që prej orës 16:40 të pasdites, ndërkohë që në atë magazinë kishte atlete dhe këpucë. Dyshohet se brenda saj ka mbetur shefi i rojeve të kësaj godine, një 33-vjeçar i identifikuar si Arjan Sala që është futur brenda në zonën e zjarrit për të evakuuar njerëzit.

Xhaxhai i rojës së magazinës që ndodhet prej 4 orësh në flakë kërkon që të hyjë të shpëtojë nipin.

“Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazine, në bodrum. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë e gjysmë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndalur brenda.

Reagimi është i vdekur. Nuk na japin asnjë lloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rendit. Këtu po lozin me neve. Kanë vënë në kordon aty. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda. Jo me ata jelek-kuqtë e jelek-zinjtë po po erdhëm në pikën zero do futemi. Veç Zoti më ndalon që të mos futem aty. Nuk dimë asgjë, asgjë nuk dimë,”– thotë ai.

Ndonëse në vendin e ngjarjes mbërritën 5 automjete të zjarrfikëses dhe 50 punonjës të shërbimit zjarrfikës, po ashtu dhe forca policore, ende nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *