• |
ide | kryesore

Arsyeja pse Basha u vonua 1 orë në hapjen e fushatës së PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka çelur pasditen e së premtes zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Selia blu njoftoi se hapja e fushatës do të niste në orën 17:00.


Ndërkohë, që në sheshin “Nënë Tereza” gjithçka ishte gati, ajo që ra në sy ishte vonesa e kryedemokratit Lulzim Basha.
Basha mbërriti në skenën e improvizuar një orë me vonesë. Sipas asaj që raportoi gazetari i ABC nga sheshi Nënë Tereza vonesa e liderit të demokratëve e kishte një arsye.


Sipas tij, e gjithë vonesa është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësira dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.

8 Comments

  1. Lajm i madh pse u vonua Basha.
    Aq me teper dhe ky lloj shkaku, me skandal akoma. Pastaj ai dekor aq rremuje me ato makina , me kujtoi Sali Berishen ne kavaje ne 91. Kaos lemeri keq e mos me keq.

  2. Ahahahah. Nganjehere dhe Lapsi behet qesharak kur mundohet te shfajesoje kllounin Basha. Arsyeja eshte shume e thjeshte, u vonua se eshte i vonuar gjithe jetes ai njeri. Nuk degjoi zilen e alarmit qe kishte vendosur ne ne telefon. Ahhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu