• |
ide | kryesore

AstraZeneca jep informacione të reja: Vaksina, efikase deri në 76%

Arkiva



AstraZeneca i ka prezantuar Bordit amerikan  monitorimin e sigurisë së të dhënave, të rejat më të fundit për vaksinën anti Covid. Nga informacionet e dorëzuara vaksina është efikase deri në 76% për ndalimin e sëmundjes dhe 100% efikase për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

Të dhënat janë në linjë me analizën e brendshme dhe konfirmojnë se vaksina është efikase tek të rriturit përfshirë dhe ata mbi 65 vjeç.

AstraZeneca ritheksoi se do të kërkojë sërish autorizimin e autoriteteve amerikane të shëndetësisë për përdorim. Në 21 mars kompania kishte dorëzuar të dhënat për vaksinën por ato u cilësuan të paqarta.

Epidemologu amerikan Fauci ishte shprehur se vaksina e AstraZeneca mund të ishte shumë e mirë, por deklarata për shtyp e shpërndarë nga kompania nuk ishte e qartë dhe mund të përmbante informacione jo të vërteta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *