• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen heq dorë nga Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka deklaruar se është larguar në rrjeti social ‘Twitter’.
Sipas prestigjozes “Mirror”, ky vendim i saj vjen pas 10 vitesh përdorimi, teksa kishte dhe një numër të madh të ndjekësve.

Ajo ka treguar arsyen e largimit nga ky rrjet social, duke vënë theksin tek negativiteti që ka marrë.
“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, u shkreh Teigen.

Padyshim që miqtë dhe fansat e modeles u mërzitën nga vendimi i saj, por sërish i uruan asaj më të mirat.

Kujtojmë se para disa muajsh, Chrissy Teigen humbi pas një aborti fëmijën e tretë të saj. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemoragjie që pati modelja dhe më pas ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale.
Për të nderuar figurën e fëmijës që nuk mundi të lindte, Chrissy ka bërë më herët një postim shumë emocionues në rrjete sociale para pak kohësh. Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se në kyçin e dorës mban 3 byzylykë me emrat e fëmijëve, duke përfshirë edhe Jack, emri të cilin kishin menduar për vogëlushin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *