• |
ide | kryesore

Debuton Shqipëria: Reja asnjë eksperiment me formacionin anti-Andorra

-Instant, F1, Sport



Kundër Andorras nuk lejohen gabime dhe Edy Rejas i djeg ende barazimi i eleminatoreve të Europianit, ai 2-2 në shtëpi që ia komplikoi jo pak arritjen e objektivit. E kuptueshme kjo edhe nga idea që italiani ka për tu përballur në transfertën debutuese ndaj Andorras. Asnjë eksperiment, madje i njëjti sistem loje, por natyrisht me lojtarë agresiv para portës.

Tekniku e ka zgjedhjen e bërë në portë, ku Berishën nuk e shqetëson asgjë për tu vendosur mes shtyllave. Sakrificën duhet ta bëjë Hysaj, që duhet të adaptohet në treshen e qendrës, në krah të Kumbullës e Gjimshitit. I thirrur për të zëvendësuar Dermakun, projektohet pankinë për Ajetin, të paktën fillimisht. Qendra e mesfushës do të ketë lojtarët e saj të besuar, Gjasulën përpara mbrojtjes, në trekëndëshin me bazë lart, ku do të operojnë Memushaj e Bare. Të dy garantojnë finesë e vertikalizim e janë të aftë të sulmojnë hapësirat mes linjave.

Për ti shtuar dozën sulmuese, një reparti që ka marrë fytyrën e dyshes Cikalleshi – Manaj shërben aktivizimi i Uzunit në të djathtë. Lojtari po bën më shumë se mirë me Ferencvaros dhe Reja nuk ka ndërmend të mos e shfrytëzojë momentin e artë të djaloshit. I sigurtë në krahun e kundërt duket edhe Lenjani, me teknikun që mund ti japë momente strategjike edhe Mitajt e Bajramit. Natyrisht ka edhe pak kohë për të vendosur detajet e fundit, por Reja tregon qartë se nuk dëshiron aspak të luajë me zjarrin, të paktën jo që në ndeshjen e parë…

FORMACIONI I MUNDSHEM
Portier: Berisha
Mbrojtes: Hysaj, Kumbulla, Gjimshiti
Mesfushore: Uzuni, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani
Sulmues: Cikalleshi, Manaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *