• |
ide | kryesore

Dje dhe sot me video/ Shikoni ç’thoshte Bert Ndrenika dy vite më parë për teatrin dhe Ramën

-Instant, Lajme, Të fundit



Diçka më shumë se dy vite më parë Robert Ndrenika ishte një njeri tjeter. Ai ishte betuar se nuk do ta treste dheu po të shembej teatri. Edi Rama e kishte turperuar publikisht në sy të kolegëve duke mos i dhënë fjalën. Ai doli në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, në qershor 2018 dhe foli krejt ndryshe nga sot. Rikthejuni edhe njëherë kesqj interviste per te kuptuar sesa real eshte peticioni i tanishem i shkruar ne zyrat e bashkise.

Ndërsa sot në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri, Edi Rama ka publikuar  një spot me protagonist aktorin e njohur Robert Ndrenika. Ndrenika shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku flet për disa sfida të qeverisë Rama si pandemia apo edhe çështja e Teatrit Kombëtar për të cilin thotë se do të ngrihet aty ku ishte më shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte më parë. Më tej, Robert Ndrenika flet për një mandat tjetër të Partisë Socialiste të cilin e cilëson si “aktin e dytë” të vizionit për një Shqipëri më të mirë.


Në një takim që patët me kryeministrit Rama, ai nuk ju dha fjalën. A u ndihet i lënduar?
Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.

Nëse do e kishit përballë çfarë do i thonit?

Kam për të thënë diçka, por jo personalisht për atë, por për çështjen e Teatrit. Kryeministrat venë e vijnë. Ky vend ka pasur edhe kryeministër 30-vjeçar, e pati atë që pësoi. Jam i sigurte që edhe ky nuk është kryeministër i përjetshëm”.

Jeni i dëshpëruar për shembjen teatrit?

Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.

Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?
Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.

Ta sqarojmë pozicionin tuaj, ju jeni kundër shembjes së Teatrit, por jeni kundër projektit të ri?

Projekti i ri mund të bëhet transparent sepse nuk na kanë informuar. Nëse një teatër është 4/4 prej kësaj një pjesë e madhe është skena. Edhe ky teatër mund të rregullohet dhe nuk kërkon shumë fonde. Mund të bëhet edhe një teatër se e meriton kjo Tiranë. Pse nuk shohim Shkupin, Sofjen. Zagrebin. Lere më pastaj Londrën apo vende të tjera si janë teatrot kombëtare. Edhe Delvina ka një sallë të mirë, por është turp që Tirana të mos ketë një Teatër të mirë. Kjo është një grabitje e mbetur në tentativë. Duhet të hetojë Prokuroria.

 Ju si mendoni, kush janë arsyet që ka një lloj armiqësie të kryeministrit me artistët?
Nuk e di… Ndoshta ka qenë vetë i pa talentuar dhe mbase do që të marrë hak. Tani thonë se është bërë milioner ai. Si u bë milioner për 20 vite?.

 

 

Keni kërkuar ju një takim me Ramën?

Na thirri në kryeministri dhe foli vetë se neve na preu gjuhën. Pas atij takimi nuk kemi pasur asnjë takim tjetër. Tek presidenti kam qenë vetë dhe na priti shumë mirë.

Ju çfarë do bëni nëse pr.ligji merr votat në Kuvend?

Çfarë të them… murit me kokë nuk i bie dot. Unë fjalën time do ta them, pastaj si të duan le të bëjnë. Ma do mendja se edhe populli është me mendimin tim sepse me pyesin kur dal në rrugë.

Thirrja që keni sot, mbase dhe për deputetet se ata do e votojnë?

Thirrja është që Teatrin duhet ta bëjë shteti dhe jo PPP, pasi kjo është një hile dhe bie era abuzim.



40 Comments

  1. Ka rene ne lukthin qe i kap shqiptaret, edhe ky njeri prej mshi, por nuk ka patur betonin e betimit njerezor, e ka mohuar vitet ne ate skene, me firmosjen e soteme. Por mbase kethehet prape, e te jape mendim, jo si ajo ne forme trakti kercenues qe kishin firmosur militantet, te punesuarit, servilet, e te shiturit. Si aktore ka qene, dhe prape gezon rrespekt, por oshilacionet psikologjike te politikes, sikur e kane turbulluar ne kete moshe qe eshte.

  2. Jane para sete behej publik projekti,kur projekti doli si artist i madh qe e pranoni dhe ju shpellkaret e fax dhe njeri qe e do te bukuren dhe jo nostalgjik per dopolavoren por me artin qe kane dhene brezat Ai beri dhe prononcimin e dyte dhe perfundimtar te tij pro prishjes se dopolavoros qe ju shpellkaret nuk keni shkuar nje here ne ate teater,kur salihu nga komunist i oborrit na u be demokrat brenda ores dhe ka 20 vjet qe vetem vret njerez fizikisht,por dhe shpirtra te vuajtur si ju shpellkare

  3. Berti njihet per aktor i mire.
    Te mos ngaterrojme aktorin si profesion me njerezillikun si virtyt dhe vlere njerezore

    Sa per burreri , burreria dallohet ne situata te veshtira.

    Ky vetem privilegje ka patur.

    Edhe ne kete rast nuk eshte situate jete a vdekje per robertin qe ta dredhe ,fare mire ishte terhequr e mos te shprehej.

    Kjj lloj burracakerie eshte tipike per legenat elitare shqiptare. Behen protagoniste dhe vene e ulin koken pa asnje problem me pas

    Ka pas burra qe muk i jan trembur plumbit ndersa ky legeni e dredh . I shitur si cdo elite e enver hoxhes, eltat e karit

  4. EDI RAMA DHE LAL ERI JU KAN PREMTUAR PARA DHE PALLATE PER KETE ARSYE KETA KAN BERE BYTHLEPIRESI TANI…

  5. Robert Ndrenika e ka thene qarte qe ne fillim, qe ka qene kunder ngritjes se teatrit sipas variantit te pare, ne partneritet me privatin.

    Nuk ka thene kurre, madje as ne kete interviste, qe eshte kunder ndertimit te nje teatri te ri. Tirana duhet te kete nje teater te mire ka thene. Ka lene te hapur edhe mundesine e restaurimit, por nuk ka perjashtuar mundesine e rindertimit.

    Robert Ndrenika eshte 100% koherent dhe nje zoteri i nderuar, qe e ka mbajtur lart figuren e tij gjithe jeten.

    Ceshtja eshte qe ne kete popull komunist, qe nuk njeh vlera dhe qe gjithe deshtimet personale dhe profesionale ja lehtesojne vetes duke drejtuar gishtin ndaj atyre figurave qe kane dhene per kete vend, nxjerrin koken ca palaco virtuale, si shume prej parafolesve.

    Vetem respekt per Robert Ndreniken. Edhe nese eshte pro ndertimit te nje teatri te ri eshte mendimi i tij. Nuk do marre doren e vemjeve parafolese komuniste, perpara se te jape mendimin e tij. Per me teper qe ai ka luajtur ne ate teater, e njeh shume mire problematiken. Nderkohe qe vemjet parafolese vetem kane mbushur barkun me qofte, birra, e qepe, shpirtin e kane lakuriq dhe pervec se tek Tymi i lagjes, nuk kane shkelur as kinema, as teater dhe as ndonje muze.

    Kur do vije koha qe ky vend te mbaje lart figurat e tij? Kaq shpejte i suleni Robert Ndrenikes o vemje komuniste, qe pelcisni nga marrazi per suksesin e tjetrit, pas gjithe asaj qe ka dhene per Shqiperine e artin? Me zor prisni t’i suleni dikujt qe ka qendruar siper jush, ashtu e lehtesoni deshtimin tuaj ne jete.

    Te ndalohen me ligj komunistet, qe predikojne barazi, nderkohe qe nuk punojne, nuk kultivohen, nuk shtyjne perpara, por vetem mbushin barkun me qofte, qepe e birra.

    1. O shoku Agron jo komunist.

      Ndrenika ka 2 vjet që ka ndëruar mendje,

      Fillimisht ishte kundër prishjes.

      Pastaj doli me idenë që të ndërtohej një teatër pa kulla, në vend të vjetrit që do të prishej.

      Tani e venë në krye të peticionit.

      Problemi nuk është ndërtimi i teatrit të ri. Askush nuk e kundërshton këtë ide.

      Problemi jo vetëm i artistëve por i gjithë shqiptarëve është TË MOS SHEMBET Teatri Kombëtar sepse është kujtesë historike kulturore e artistike e memorjes kombëtare.

      1. I nderuar,

        Secili mendim eshte i respektuar. Personalisht jam per ndertimin e nje teatri te ri diku tjeter.

        Kjo nuk me ben qe t’i turrem Ndrenikes si disa parafoles, megjithese kam mendim tjeter. Nuk e kam per ju personalisht.

        Nuk me irriton debati mbi teatrin, me irriton perqasja ndaj disa ikonave te pakta qe kemi, ku Ndrenika ben pjese.

        Supozojme qe ka ndryshuar mendim, mos eshre krim valle? Megjithate une besoj qe ceshtja teatrit ka qene nje ngaterrese e mjegullnaje e madhe e qellimshme, ku ndryshimi i mendimit nuk eshte ndonje habi. Sot nje gje, e neser nje gje tjeter, te gjithe jemi konfuze.

        Eshte luks i madh per 1 popull, qe ju q. nena 50 vite komunizem, e vazhdon i q…. ne 30 vitet pasardhese me korrupsion galopant, t’i versulet Ndrenikes.

        Ky puritanizem qesharak fsheh ne thelb xhelozine e mentalitetin akoma komunist te kesaj shoqerie. Fshehjen e deshtimeve te gjithsecilit, si individe e shoqeri, duke drejtuar gishtin tek tjetri.

        Cdo njeri i suksesshem ketu, sipas kesaj shoqerie, ose ka shitur shpirtin diku, ose ka tradhtuar shoket, ose ja ka futur njerit, apo tjetrit, ose eshte kriminel, ose, ose, ose cdo gje tjeter, pervec te pranuarit qe eshte i afte.

        Ky eshte shqetesimi im i nderuar. Debati mbi teatrin eshte teme me vete.

        1. Pikerisht kjo ben qe ndrenika aktor eshte pa koment.

          Ndrenika qytetar eshte legen.

          Relativizimi eshte nje nga pislliqet me ordinere qe behet sot per te larguar mekate dhe shfajesimet.

          Aktori tjeter gje si robert dhe qytetari tjeter.

          jane te qarta

      2. i te qifsha kujtesen historike te karit tim o kokbole
        po qe kahu asgje sndryshon e nuk evolon kurre meqe sduhet shembur ‘e vjetra’
        hajdara sinty e lene prapa ate vend anadollak

        1. O ca mbaka Zyrihu mor ja qifsha robt. Po me mend e tua, duhet te shembet ne kisha “katedralja Notre dame” ne Paris se eshte nja 500 vjecare…..

          Ju qifsha robt mor komunista, jetoni ndhe ne perendim ju bageti e bujqesi qe sju ha mortja.

    2. artan, qe komunist tani do te thote pjelle e keqe po e dine te gjithe, por tu thush komunista atyre qe kritikojne Ndreniken , kjo nuk hahet
      Ndrenika po u sherben komunistave (ne fakt si gjithmone) dhe interesave antikombetare
      nuk eshte thjeshte nje ndertese,…
      Sekti Sorosian me ramen ne krye jane neokomunistet qe kane qellim shfarosjen e vlerave kombetare dhe krijimin e rendit te ri boteror, ku vlere edhte homoseksualizmi e mungesa e familjes.

  6. Shqiptaret perfundimisht rrace K… Ka ndihmuar edhe mendisa komuniste ti RroteK… zoje edhe me shume.

    C’fare mund ti kete premtuar apo kercenuar psikopat Drama keto gjigande e koloze artiste?
    para, shtepi, tas me groshe, krevat dopjo? karriere.

    O At i madh, Tundi nje here nga themelet se mbase pushon marriza neokomuniste.
    Une nuk shkoj me ne shfaqet e ketyre qe duan te ndertohet teatri me para droge, prostitucioni, oligarkie, trafikimi etj…

    Une dua teater te bere nga donacione popullore ose te huaja.

    Ju te listes ta gezoni teatrin e parave te pista.

  7. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

    1. pse ben sii ditur e si nje skuth mavi i besh elozhe Rames dhe relativizuar problemin.
      Se pari kulla ne Paris u ngrit per te qene e perkohshme, per panairin e teknologjise dhe me pas u mendua qe te mos cmontohej.
      Se dyti demokracia nuk eshte sundimi i shumices , por ka edhe ca gjera te tjera… po ti ke mision te besh si demokrat i modh e te lepish ramen….

  8. Si aktor te ngrij kapelen , si njeri me bene per te vjelle .
    Se si burri mund te tjetersohet ne kete fare feje une nuk arrij ta kuptoj . Aq me teper kur ka nje mosh te thyer dhe nuk ka asnjelloj obligimi ndaj te tjereve perveçse kur te jap llogari para te Madhit Zot . Çfare do ti thuash te Madhit Zot diten kur te dalesh para tij ? Çfare do ti thuash kur te te pyese pse peshtyve ne pjaten ku ke ngrene ?
    Dhe pastaj themi pse jemi ne kete derexhe . Mua me vjen keq per ju z.Ndrenika prandaj te meshiroj dhe te fal .

  9. nuk ka ren por i ter populli jeni mut stalini,ju duruat envern e stalinin per 50 vite e nuk po duroni edvini ,ballen e erion velin,nanon,majkon e meten per 30 vite .kan per tu jua ber trurin edhe me me mut se qe kishit deri tani.mut komunist.

  10. te vetmin njeri qe deshi te ju bej njerz nga kafsh,shpez,parazit,gjallesa njeqelizore qe ishit e hoqet pra dr berishen.perfunduat edhe me keq se tek stalini,enveri,nano,majko tek qelbesir edvini.ju nuk evuluat por ne krymba qenefi te balles e erion velis dhe dhjerjeve rama ruqi u shenderruat.

  11. Une dhe Roberti shkonim ne te njejten kafe, dhe rastiste qe e shikoja shpesh por nuk mu dukte mir nga ana shendetesore, kam pershtypjen qe mund ta kete lene dhe mendja, mosha ben te veten. Truri kokerr gruri eshte.

  12. Zotrinj komentues” A e shihni nje palo kafshe rilindase, IPAEMER, gjithmone qe na permend e perfol komentet e mija e te dikujt tjeter, pa lere, edhe ofendon kjo leter higjenike e Rames, qe a thua se eshte vula ne ate qe na komenton ky bire kurvi e larvi rilindas. Kush je ti or qelbanik, qe me quan shpell,,,,, kush ta ka ndertuar ate gjeriz qe nxjerr vetem fekale qe i han ne seline e partise punes pas banges, kush je ti borgjez i bajges hibride qe na ofendon, mor i peshtire, ti vete, e me sorollopin qe nga vjen. Zuzaret, kete manover ndjekin, andaj ti kelysh ferrash kuqale, mos kujto se do me heqesh mendimet e idealin tim, qe kam per jeten ne nje shtet demokratik ama, e jo me kete pushtet qe te ka lindur ty ferrave te kryeministrise, apo te bashkise,,,,aaa,,,harrova, mbase je edhe ne sherbim te Fugsit, por,,,,,,,,By,,,a plasur per rrembythje zvaranikesh nje qelizor.

    1. JANE PAGATORET RILINDAS QE SHESIN NDERIN PER NJE THES MIELL POR TI MOS E QETH NGA ASNJE ANE O FAX . KETA NUK KANE ARGUMENTE DHE NDERHYNE PER TE SHPERQENDRUAR TE TJERET . KJO ESHTE POROSI E PARTISE SE HALEVE , POROSI E RIPÇKAVE .

  13. Ky berti eshte si puna e loqes se plakut here djathtas here majtas.nje her futi doren sala ne thesin per te zgjedh deputetet dhe nxorri loqe bertin,tani meqe rama nuk zgjodhi bert loqen deputet po lul bozon ,loqe bertin e boni lepires loqesh,suksese berto lepij sa te mundesh se po te iken koha

  14. Te nderuar komentues, te mos harrojme se Ndrenika ka ushtruar profesionin e tij edhe pse ishte me “politike ne biografi” sic thoshte teto Ollga. Kjo fale edhe talentit te tij. Ndoshta sot ka ardhur momenti qe te mbeshtetse rilindjen per nderin qe i beri PPSH para 1990. Ndrenika DEPUTET.

  15. Hajd mo, keshtu ndron shqiptari! Kjo eshte historike! Qe nga feja, emri, zakonet.

    Personalisht e respektoj si aktor, per ate cfare i ka dhene artit shqiptar. Per te tjerat …skip!

  16. Sipas nje komentuesi ketu ne po ofendokemi eliten duke komentuar perdorjen e RN. Per cilen elite e ka fjalen? Qekur aktoret na qenkan elite? Aq me pak keta qe i sherbyen atij regjimi besnikerisht. RN karikaturizonte figuren e nje i intelektuali te vertete ne nje komedi komuniste, nderkohe qe familja e ketij te fundit vuante neper baltrat e internimeve. A e vret ndopak ndergjegjja kete, madje duhet te kerkonte falje. Kjo do t’i bente nder aktorit dhe njeriut, dhe jo lepirja me propaganda rilindase te dala boje ne favor te ketij regjimi qe armiqesoi shqiptaret njesoj si eterit shpirterore ne 45…

  17. Ndrenika mund te justifikohet. Eshte menyra se si shteti shqiptar i trajton ikonat e tij duke iu dhene nje pension qe ia ul dinjitetin qe te sillen ne kete menyre dhe ta shesin edhe nderin per buken e gojes dhe ilacet e shendetit. Ajo qe nuk blihet me leke, blihet me me shume leke. Dyshja e ndyre Rama-Veliaj, me leket e taksave tona jo vetem jane bere miliardere, por iu marrin edhe fytyren njerezve qe i kane lene te vegjetojne si Bert Ndrenika me shoke. Pra pavaresisht se Ndrenika humbi nderin dhe fytyren, po i garanton vehtes ditet e fundit pa borxhe. Problemi jane disa njerez si ky i paemri i ores 8:21 qe nuk iu mjafton poshterimi i disa te moshuarve, por duan te na bejne te gjitheve budallenj. Kjo qeveri ka bere vetem dy gjera ne tete vite, ka vjedhur taksat tona dhe ka mbushur llogarite e veta kudo neper bote, ndrsa ky kuqamaviu ben cmos qe ta tregoje se eshte kaq idiot, sa ne ta besojme se teatri u shemb naten para nje viti dhe e gjithe kjo eshte bere me qellimin e mire per t’i dhene zhvillim artit dhe kultures. Abuzimi me idiotesine i kesaj qenjeje qe merr persiper t’i beje avokatine qeverise arrin ne pika ekstreme. Kjo soj qenjeje te kujton ate barcaleten qe mbyllet me fjalet: Me fal shoku drejtor se te kam kthyer shpinen.

  18. 320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

    U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.Lapsi dhe shpellkaret e cecenit salih duke u mare me 80 vjecaret turp me te madh ska

    1. kot del nga tema duke bere zhurmuesin…megjithte po te them dicka,
      ato parate qe u fituan aty ne gerdec – qe ty po te djeg shpirtin e ta beri katran-financuan fusheten e PS dhe vazhdon ta financoje (kujtoje emerin e bosit financuesit te rames e qe rama e ncori nga burgu para kohe)
      S.Berisha kishte faj se nuk nderhynte kur veglat e rames merrnin tenderat e lejoi keto plehra te vidhnin e paguanin para per ta rrezuar

  19. Duhet patur kujdes në mbivlerësimin e aktorëve të kohës së diktaturës.
    Ndrenika është paraqitur në publik si një i persekutuar nga ai regjim, por të mos harojmë që ai nuk ka bërë asnjëhere mea culpa për faktin se ka luajtur role propogandistike komuniste.
    Vërtetë se artistikisht e ka një nga rolet e tij më të arritura, rolin e Qazim Mulletit në kpmedinë “Prefekti”, por a ka qenë Qazim Mulleti vërtetë një “tironas injorant” siç e ka telendisur ajo komedi komuniste ?
    Kam lexuar një jetëshkrim të Qazim Mulletit e dilte se ai ka qenë një intelektual që fliste disa gjuhë të huaja e që kishte përfunduar studimet e larta në Austri.
    Ndrenika veç atij roli, ka luajtur edhe shumë role të tjera propogandistike komuniste, por nuk e kemi dëgjuar që publikisht të ketë kërkuar falje për këtë.
    Për mua , mjafton që z.Ndrenika e la veten që ta heqë për hunde një palo kryebashkiak si Erion Veliaj, njeri i pa skrupullt, mburavec , injorant e gënjeshtar rekordmen, që të ndryshoj mendimin për ndershmërinë e dinjitetin e tij si artist.

  20. Cdo njeri eshte i lirshem te kete nje bindje. Por kur nje njeri kalon nga nje koment shume negativ ne nje koment shume pozitiv . Ne nje vend ku dihet si funksionojne gjerat ( si blihen dhe shiten). Kjo eshte fatkeqesi sa lire shesin shpirtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *