• |
ide | kryesore

Hapja e fushatës/ Lubonja: Opozita kërkoi të tregojë forcë, qeveria mbylli sheshin si sundues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas zhvillimit të tubimit hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhje e 25 prillit, analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se opozita në këtë formë demonstron forcë dhe jo në mënyrë virtuale.

Teksa komenton takimin e PS-së ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë, Lubonja thotë në “Real Story” në News 24, se kjo parti demonstroi sundim e kontroll pasi sheshi “Skënderbej” ishte i rrethuar që në mëngjes, teksa në darkë ky rrethim kishte shkuar deri tek ministritë.

“Duan të shfrytëzojnë zgjedhjen e tyre. Ne që bëjmë si analizë mund të bëjmë tjetër nga zgjedhjet. Shumë virtuale. Edhe pse duke qenë në pushtet, është problem të dalë pushteti e të vendosë masa.

Si Enveri që nxirrte të bërtiste për Enverin. Në pushtet mund të përdoret më pak, skenografi, propagandë e stilizuar. Jemi mësuar që opozitës, që duhet t’i tregojë forcën krahut tjetër. Meta kur doli në 2 mars se duhen njerëz, se presioni nuk bëhet virtual. Ka logjikë në dy rastet.

A tregon rregull apo jo? Unë banoj aty afër tek sheshi ‘’Skënderbej’’. Unë pak si opozitar, qytetar, u mërzita shumë se pse duhet ta rrethojë sheshin, policë nga të katër anët, në mëngjes. Kur u ktheva në darkë, e kishin çuar rrethimin deri tek Ministritë.

Policë e njerëz civilë. Sikur do mblidhej aty. Demonstrim sundimi, kontroll. Ky është shesh i qytetarëve. Do bësh aty, po mos rretho deri tek Ministritë. E kishte Saliu sheshin, tani e kanë marrë këta sheshin” – tha Lubonja.



3 Comments

  1. Policia ka bere veprimin me te mire te mundshem.
    Edhe ti ish burgaxhi qe per here me shume tregon veset e tua te ndyra e di shume mire qe PD gjithmone ka pasur dhe ka nje kontigjent vandalesh qe dine vetem te shkaterrojne.
    Policia nuk ka kryer asnje aksion kunder tyre per sa kohe ata nuk kane qene agresiv. Ku qendron gabimi sipas teje o malinj!?

  2. Mitingut te PD dhe demokrateve u mungonte vetem torta,,,,,Dhe ju legena gazetare qe mbroni ate skandal qe ndodhi dje nje urim nga une:::::: JU ZENTE COVIDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *