• |
ide | kryesore

Hysaj me parametër zero: Tare ndërhyn mes Napolit e mbrojtësit

-Instant, Sport



Rikthehet dashuria nga ana e Lazios për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, në skadencë në qershor e gati të largohet nga Napoli me parametër zero. Për një lojtar me stabilitet, në një situatë të tillë ekonomike, një vëzhgues i kujdesshëm merkato si Igli Tare nuk mund të mos ndërhynte. Drejtori Sportiv i Lazios, sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, po ndjek me kujdes zhvillimet e është gati ti ofrojë një kontratë për sezonin e ardhshëm mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë.

Lojtari ka thyer mardhëniet me Napolin, e konfirmuar edhe nga fjalët e menaxherit Mario Giuffredi, që ka reshtur së prituri një sinjal nga klubi I kaltër për rinovimin me të asistuarin e tij. Ai ka brë të qartë se nuk ka më dëshirë të rinovojë me Napolin dhe është duke parë alternativat.

Lazio sigurisht që është një profil klubi që Hysajt i intereson, jo vetëm se është prezant gjithnjë në kompeticionet europiane, por edhe sepse ka gaancinë se nuk do ti ndodhë si në Napoli, kur që pas ardhjes së Ancelottit gjërat nuk shkuan më si duhet, edhe pse Gattuso gjithnjë shprehu vlerësimin për shqiptarin, pasi zëvendësoi në pankinë ish-profesorin e tij. Tek Lazio do të gjejë mbështetjen e Igli Tares, edhe pse mund të jetë një stafetë me Strakoshën, gjithnjë e më shumë në rrugën e daljes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *