• |
ide | kryesore

KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar sot se në të gjitha qendrat e votimit do të instalohen pajisjet për verifikimin elektronik. Në një postim në mediat sociale, Celibashi bën me dije se pajisja pengon votimin e dyfishtë.

“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.

Pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton. Pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit.

Të dhënat ruhen sipas standarteve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.“, shkruan kreu i KQZ teksa publikon videon shpjeguese.



1 Comment

  1. Nje verre ne uje . Pse nuk bete votim dhe numerim elektronik? Apo nuk ua leverdis PS+PD sepse duan vetem llum dhe zhul ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *