• |
ide | kryesore

Mbërrijnë 190 mijë vaksina kineze. Sa të sigurta janë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sot në ditën e hapjes së fushatës elektorale, kanë mbërritur në areoportin e Rinasit 190 mijë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili zbarkoi drejt e nga Turqia në të njëjtin avion me ngarkesën. “Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza që priten të mbërijn brenda 60 ditësh. Rama tha se deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë apo gjysmë milioni, edhe pse plani është që të bëhet edhe brenda majit.

Si për ta bërë më të plotë kuadrin e fushatës elektorave kryeministri deklaroi se përpos vaksinave kineze që nëse do të jetë nevoja do të arrijnë në 1.2 milionë doza ai ka filluar bisedimet me kompaninë turke që menaxhon shpërndarjen e Sinovac edhe për ngritjen e një fabrike të madhe farmaceutike.

“Dëshiroj të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë, kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë që aktualisht është një ndër më të mëdhatë farmaceutike në botë. Kompania që bën edhe distribucionin e vaksinës “Sinovac” dhe është prodhuese e shumë produkteve të tjera farmaceutike. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment por të ardhmen” tha rama poër gazetarët në konferencën e shtypit në Rinas.

Po ashtu sikurse Vaksinën ruse Shqipëria nuk e siguroi dot atë kineze drejt e në burim, por përmes Turqisë. Sinovac është një nga tre vaksinat kineze në qarkullim. Por nëse ajo dhe Sinaofarm po përdoren për publikun e gjërë, CanSino Biologics është e kufizuar vetëm për imunizimin e ushtarakëve.

Sinovac e mori autorizimin nga autoritetet kineze ne fillim të shkurtit pas disa provave të vaksinës, në Kinë dhe në vende të tilla si Brazili dhe Turqia, megjithëse “rezultatet në drejtim të efikasitetit dhe sigurisë ende nuk janë konfirmuar”, tha Sinovac në një deklaratë. “Rezultatet tregojnë se vaksina është e sigurt dhe ka një efekt imunogjenik tek njerëzit e të gjitha grupeve të moshës,” tha kompania. Sipas Sinovac, testimi në shkallë të gjerë në Brazil ka treguar një normë të përgjithshme të efektivitetit të vaksinës prej rreth 50% në parandalimin e infeksionit, dhe 80% në parandalimin e rasteve që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

Pekini e ka mbrojtur produktin kinez dhe ka reaguar ashpër ndaj fjalëve të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili pati nënvizuar paqartësinë rreth rezultateve të vaksinës kineze. Ai përbënte rrezik, pasi sipas tij, ky serum është joproduktiv dhe madje çon në “shfaqjen e varianteve të reja”. Ndërsa regjimi komunist i përmbahet fort variantit se vaksinat e tij “janë efektive dhe të sigurta”.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Shkullaku eshte edhe Imunollog.
    Shkoni dhe beni vaksinat se askush ne bote nuk pyet per Shqiperine,akoma gjalle jeni Ju.
    Me vrap ta bejme vaksinen,jo poqeka 50% apo 76.2% e sigurte.
    Cdo vaksine e cdo shteti eshte bere per popullin e vet dhe cfare tepron e marrin te tjeret.Shqipetaret kane munmdesine si race e zgjedhur qe te marrin cfare te duan .
    Te mjeret ata qe shkruajne perralla,deri atehere kemi vdekur fare.
    Kanadaja ka nje muaj qe ka filluar vaksinimin dhe me te gjitha llojet qe ka ne bote sepse askush nuk i dha as dhe nje cope perpara popullit te vet.
    Ary rrini me gazetat.

  2. na cate trapin, robqira! Menen vetem per politike e keni, nuk thoni shyqyr qe po vijne te pakten mos te vdesin me robt e mos rrine si ne ngujim se na u ca trapin po rrini gerr gerr per cdo gje

  3. Po te mos ishte vaksinuar me Pfizer, Rama do bente kinezen.

    Perdorimin per kete vaksine e ka miratuar Akademia e Shkencave te Shqiperise e Komiteti i Eksperteve, jane te sigurta se jane kontrolluar te gjithe parametrat e sigurise dhe efikasitetit.

    1. Ama kete te thonje mor ti qe ditke se si do vaksinohej Rama, se ato vaksinat kineze i paska miratuar Skender Gjinushoja ai Akademiku Shkencave. Tani e beson kushdo se Rama do bente vaksine kineze ne vend te asaj Pfizer qe desh na vdiq Dr. Piperon.

  4. Rama do sjelle ketu fabrika per prodhim te vaksinave kineze!
    Kjo eshte “siguria” e asaj vaksine qe kerkohet pra. Nuk e merr persiper asnje vend tjeter ne Europe, por ja del Rama!
    Dicka te tille ka bere dhe me ato muxhahedinet iraniane qe ka strehuar ne Manze, edhe ato natyrisht nuk i pranon asnje vend tjeter, as vete USA qe ka aq territor.
    E perse te pranojne kur del garant Rama per mencuri te tilla?

  5. Mbasi ta beni nderoni me grusht. Shpresoj te ikni per lesh sa me shpejt. Dhe vendosni 4 maska, tamponin nga bytha, lani duart me sapun dhe pini pak shurre ne mengjes, esell.
    Ju befte mire!

  6. PD-ja duhet te mbaje qendrim per kete ceshtje. Nuk mundet te beje sikur nuk po ndodh asgje. Ose duhet ta pershendese procesin dhe t’i beje thirrje te gjithe shqiptareve te vaksinohen ose duhet te thote cilat jane problematikat. Nuk mundet qe vendi te jete pa opozite ne nje ceshtje kaq te rendesishme. Pervec shendetit te gjithe e dime qe ka dhe implikime gjeopolitike.

  7. Sipas nje komentuesi ketu, ne po ofendokemi eliten duke komentuar perdorjen e RN. Per cilen elite e ka fjalen? Qekur aktoret na qenkan elite e nje kombi? Aq me pak keta qe i sherbyen atij regjimi me ndergjegje te plote, duke karikatizuar figura me te vertete intelektuale si Qazim Mulleti, nderkohe qe familja e ketij te fundit vuante internimin. A e vret ndopak ndergjegjja kete fare aktori me talent, a i takon atij te kerkoje falje per kete? Une them po, vetem kjo i ben nder dhe jo propaganda e peshtire ne favor te ketij regjimi qe e ndau dhe e poshteroi shoqerine shqiptare, njesoj si paraardhesit e tyre ne 45.

  8. Lum si shqiptaret qe kane mundesi te marrin ate vaksine qe do faraoni Ramses. Deri me tani jane marre rreth 250 mije vaksina, te cilat ne rastin me te mire i japin imunitet 125 mije njerezve ose pak a shume 5% te popullsise. Nderkohe qe vendet e tjera kane vaksinuar me miliona shtetas. Pra nje URRAH te madhe per Ramsesin qe e coi vendin ne prag te shfarosjes.

  9. Tani qe erdhen sjane te sigurta.
    Sa skishin ardhur na cat trapin pse si mer rama vaksinat nga kinaaaaa
    Ik mer portal shurranjosesh

  10. Nuk mund të kishte skenë më surreale. Një tip i stresuar bërtiste në mikrofon „Lulëzim!“ me shpresën e kotë që të merrte si jehonë një „Basha!“ nga turma. Më pas i njëjti urdhëronte me tërsëllimë që t’u bihej borive, të tundeshin vetëm flamujtë kombëtarë një herë, e më pas vetëm ato të partisë, të ndizeshin celularët.

    Një tallava e hatashme në mes të pandemisë që të sillte ndërmend shqyerjen e ububushme të tortës së pafat të 2012-ës, aq të pafat sa edhe qingjat e mjerë që u therën për të njollosur momentin e madh të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, por dhe për të na treguar se në duart e kujt e kishim lënë fatin tonë.aq te sigurta jane sa vende te ndryshme te botes qe e kane blere kete vaksine bejne 2miliard njerez ne bote o shpellkari i lulzime salih BBasha

  11. 320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

    U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

  12. Siç bën të ditur BBC, në një artikull të saj, vaksina kineze e cila përdoret në një numër të madh vendesh, ka një vlerësim të ndryshëm, sipas testimit që është bërë në popullsi.

    Kështu, konsorciumi kinez Sinofarm që prodhon vaksinat anti-covid, ka bërë të ditur se kjo vaksinë ka një rezultat prej 79% në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

    Ndërkaq, Turqia ka bërë të ditur se Sinovac që aplikohet në këtë vend, ka një saktësi prej 92%.

    Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë të ditur se efektiviteti është 86%.

    Ndërkaq, Indonezia, një vend shumë i madh që përdor vaksinën kineze, ka bërë të ditur se efektiviteti i saj në popullsi është 65%, po sipas BBC-së.

  13. 10 MILION EURO MAKINA!

    Lluks dhe se kane qytetaret;

    Ndotje dhe se bejne qytetaret;

    Llum dhe nuk jane qytetaret;

    Krim mbi shendetin dhe vret qytetaret!

    ESHTE E DJATHTA BANALE POR SUPER E PASUR E SALI BERISHES, ILIR METES, LYLZIM BASHES E MONIKA KRYEMADHIT!

    Pasuri qe qelbet ere prej korrupsionit, vjedhjes, grabitjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *