• |
ide | kryesore

“Nuk më doli keq mendoj”: Lenjani gol me peshë pas 7 vjetësh

-Instant, Sport



Një gol si ai lë gjurmë, për mënyrën si u shënua e për faktin se ndihmoi për të marrë tre pikët e para në debutim. Nuk mund të shkonte më mirë për Emir Lenjanin, që shënoi gol me kuqezinjtë pas
7 vitesh: “U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!”

Mesfushori i Grasshopers është kthyer të jetë një pikë e fortë e kuqezinjve, duke fituar edhe besimin e teknikut Reja. “Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj”, përfundoi Lenjani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *