• |
ide | kryesore

Parashikimi befasues i Bill Gates: Koronavirusi ikën në 2022

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Bill Gates bën një tjetër deklaratë të fortë për koronavirusin.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, vlerëson se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet deri në fund të 2022-shit. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”. Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.


“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, ishte komenti i tij. miliarderi që ka dhënë dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp, kujtoi edhe një herë sesi në 2015-tën e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie. “Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël.

Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, ishte komenti i tij. Përmes Fondacionit të vet të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates, kanë ndarë të paktën 1.75 miliardë dollarë për luftën plobale ndaj pandemisë së COVID-19, duke përfshirë mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Iniciativa COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë dy miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu