• |
ide | kryesore

Rama: Çdo shqiptar ka të drejtë që është mërzitur sot. Por pyetja është e thjeshtë, çfarë ilaçi ka mërzia?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, tregoi punët që janë bërë gjatë dy mandateve të para dhe zbuloi objektivat për mandatin e tretë. Ai tha se tashmë është një realitet TVSH-ja dhe taksa mbi tatim-fitimin 0 për biznesin e vogël. Po ashtu, tregoi se synohet të rritet paga minimale dhe të ndërtohen 3 aeroporte në vend.

Çdo shqiptar ka të drejtë që është mërzitur sot, nuk ka drejtë të jesh i dëshpëruar, por të pakënaqur kanë të drejtë. Puna jonë është larg i të qenit të mbaruar. Ne vërtetë i kemi rritur pagat për mësuesit, policët, mjekët. Ne vërtetë kemi rritur pagën minimale, por këto nuk mjaftojnë. Por pyetja është e thjeshtë, çfarë ilaçi ka mërzia, kur je ende duke ngjitur një tatëpjete, të ulesh, të ndalosh, të kthehesh mbrapa? Jo. Të vazhdosh, të shtrëngosh dhëmbët dhe të ecësh përpara. Vetëm ne e kemi fuqinë për t’u ngjitur. Fuqia jonë për t’u ngjitur vjen nga mbështetja jonë. Pavarësisht pakënaqësisë, mërzisë, edhe pavarësisht të gjitha fjalëve, dokrrave dhe muhabeteve që gëlojnë çdo javë në klubet politike. Janë ata që i japin jetë motorit të ekonomisë që quhet biznesi i vogël, për ta ne jemi këtu dhe për ta është mandati i tretë, sepse qysh sot ata e kanë 0 TVSH dhe taksën për fitimin. Ndërkohë që tabori i dasmorëve kërcënon me taksën e sheshtë dhe grabitjen e së shkuarës, ne i garantojmë që deri në 2029 me PS taksa do të jetë 0 dhe TVSH 0. Ne jemi për t’i thënë atyre që e kanë pagën minimale 300 mijë lekë, kjo bën që të mos shohësh me çudi, kur shihni dhe thoni si ka mundësi, çdo bëjmë ne me 300 mijë lekë, kur ju merrni shumë më tepër. Po, kanë ata të drejtë, prandaj jemi këtu dhe duhet mandati i tretë për ta, që paga minimale të shkoj 400 mijë lekë. Prandaj duhet mandati i tretë, ku në janar të vitit të ardhshëm, ku ata që janë vetëpunësuar, janë punësuar nga të tjerë, qofshin ata në sektorin privat, apo publik, që marrin një rrogë deri në 400 mijë lekë të mos paguajnë më asnjë taksë, për pagën, ata janë 63% e shqiptarëve që punojnë. E për këta do të heqim taksën për pagën në janar të 22-it. Do e ulim dhe ato, për të stimuluar të tjerë. Si ata që e duan shumë këtë vend, mandati i tretë është mandati për të mbyllur përfundimisht, e thash më parë, pronën si çështje, qoftë në qytet, qoftë dhe në fshat. E di që ka ende njerëz që s’kanë marrë legalizimin, por ta dinë të gjithë, ata atje, që sapo bënë një ndërtim pa leje në sheshin Nënë Tereza, kishin bërë fare pak legalizime. Ashtu sikundër shqiptarëve të tjerë, ju them me ata, pa mandatin e tretë, vetëm mendojeni për një moment se çfarë ndodh me rikthimin e furisë së ndërtimeve pa leje. E kanë fiziologjike, e kanë natyrë, është më e fortë se ata, sherri, rrëmuja, rrumpalla, KÇK-ja. Sot ata i thanë të gjitha, i treguan të gjitha dhanë pamjen e asaj që është Shqipëria pa mandatin e tretë. Mandati i tretë nuk është një mandat për të vazhduar, por është një mandat për të përshpejtuar. Nuk është një mandat për të shtuar kapacitetet. Mandati i tretë ka në plane 4 aeroporte, sot që flasim, njëri prej tyre është në përfundim brenda pak ditëve. Tjetri, për shkak të vonesave objektive, fillon nga puna së shpejti, tjetri në Sarandë, është dhe ai pjesë e planit të këtij mandati. Tanimë me eksperiencën e të parit, për të filluar punë për të dytin do e kemi më të lehtë të tretin, sepse është më i vogli. I katërti, i Tiranës do të jetë aeroporti që meritojnë shqiptarët. Sot i sollëm vaksinat me “Air Albania” sepse avioni ushtarak turk nuk ulej në pistën e aeroportit tonë”, tha Rama.


17 Comments

  1. Shume i zymte ishte kryeministri sot. Mos ka ndonje parandjenje se ku do shkoje pas 25 prillit? Po militantet rilindor pse shkuan ne miting? Nuk deshen apo nuk u lejuan? Apo Rama nuk ka deshire sepse e di qe ky popull qe “e do” shume? Pse u rrethua me gardh hekuri dhe police sheshi Skenderbej? Apo Skenderbeu i Spiropales ka frike?

    1. Xoni,pikerisht ketu qendron diiferenca midis PS dhe PD,pasi PS zbaton rregullat boterore dhe ligjet kunder grumbullimeve per shkak te pandemise,ndersa PD ose rrumpalla mbledh nje tufe militantesh ne kundershtim me ligjet duke treguar qe nuk ka ndermend te ndryshoje dhe qe rrezikon jeten e njerezve per te bere show te panevojshem,per fat te keq sot PDja me ktheu mbrapa ne kohe,atehere kur mjafton te kishe nje flamur te PDse dhe mund te ndertoje,shkaterroje,vrisje e prisje ke te doje e ku te doje…

      1. ne Eu lokalet i ke te mbyllura o cop druri; e cdo grumbullim tjeter ne ambjentet e mbyllura fiks ku duhet; manifestime ne ajer edhe ka ,i harrove ato grumbullimet ne lokale qe vazhdojn te behen per PS , ne lkale duke ngren e pire? ndryshimi esht se ju a ndjen e mbrapmja lageshtiren….dhe show duhet te vazhdoj….

  2. Largimi yt eshte ilaç kunder merzise sone
    Burgosja jote eshte drejtesia qe ky popull pret neser nga opozita e sotme.
    Largimi yt eshte shpetimi i gjithe shqiptarev dhe i shqiperise

  3. Fjalim patetik , me plot genjeshtra dhe nje ndjenje frike brenda . Si gjithmone u mundua qe me lugen bosh te na ngopte te gjitheve , u mundua qe me “do te -te ” e tija te na siguronte prosperitetin e premtuar para tte vitesh .
    Por pa dashje , me dha idene se me shume sesa per premtime fitoresh , i gjati ine po tentoi te mbaje vathen e tij te “deleve te harbuar ” brenda gardhit . Largimi yt dhe i kusareve qe te ndjekin nga pas eshte domosdoshmeri imediate , eshte liri per çdo Shqiptar , eshte çlirim per Shqiperine .

    1. Ca mashtrusi, nuk u ulej dot avioni ushtarak me vaksina thote:). Po pse mer Ramazan, a thua ishte avion me i madh se Airforce 1 qe u ul ne 2010 ? Apo mbase po sillte vaksina turku me avion B52 e kishte nja 1 miliard doza per Kinen?:). Ah ty te qifsha robt se taksirat te durojme dhe 1 muaj.

    2. Malokt nuk merziten me shume se c’jane merzitur gjate ketyre 8 viteve te parajses Xoniste. Puna eshte se do merziteni ju o kllufa kari se sdo hani me sufllaqe qyl. Bythqima çuna.

    3. Shqipetaret veri jug jane 1 . Po ti mor rrac shqyer duhet te jesh nai pederast partie qe paske ngron coka kokes nga malesoret . Parti e perdal e degjenerume qe nderze shqipetaret per hajdutet e taksave dhe ortaket e ndraghetes . Bur i poshteruar .

  4. Nuk mund të kishte skenë më surreale. Një tip i stresuar bërtiste në mikrofon „Lulëzim!“ me shpresën e kotë që të merrte si jehonë një „Basha!“ nga turma. Më pas i njëjti urdhëronte me tërsëllimë që t’u bihej borive, të tundeshin vetëm flamujtë kombëtarë një herë, e më pas vetëm ato të partisë, të ndizeshin celularët.

    Një tallava e hatashme në mes të pandemisë që të sillte ndërmend shqyerjen e ububushme të tortës së pafat të 2012-ës, aq të pafat sa edhe qingjat e mjerë që u therën për të njollosur momentin e madh të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, por dhe për të na treguar se në duart e kujt e kishim lënë fatin tonë.Sot u perball inoranca me qytetarine se kush do fitoje prisni 25prillin o shpellkare cecene byrektore guerilas debatikas te pd

  5. Çfarë ilaçi ka mërzia???Çpyetje bën fyelli!!!E fort mirë se çfarë ilaçi.Thyerja e qafës jo për mërzinë po për atë ça i ka bërë Shqipërisë dhe jo vetëm.

  6. Ta them une ilaçin kunder merzise. Te dhjesim me mut cdo rilindas dhe pastaj vazhdo fushaten me kokemutet e tu te dhjere

  7. TE FALA TIGRIT TE RILINDJES QE I PERDOR LEKET E VJEDHURA PËR TI BLERE RSNGE ROVER DASHN V OREVE.
    SINQERISHT
    ARBEN AHMETAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu