• |
ide | kryesore

Rama kthehet me optimizëm nga Turqia: Deri në fund që qershorit synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar se brenda 2 muajsh në vend do të sillen 1.2 milionë doza më shumë për të filluar procesin intensiv të vaksinimit masiv në gjithë territorin.

Ai thotë se deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë apo gjysmë milioni, edhe pse plani është që të bëhet edhe brenda majit.

Sot nga Turqia erdhën 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze ‘Sinovac’, ndërkohë janë siguruar 1 milion të tilla nga Shqipëria.

“Do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë. Do jetë një pikë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.

Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh por me një kalendar më të shpejtë se sa 60 ditë do të kemi 1.2 milion doza +. Gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në gjithë territorin sipas planit, dhe të nisim proces intensiv.

Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me sigurisht tolerancë e them fundin e muajit qershor, duam brenda majit të kemi vaksinuar gjysëm milion qytetarë.

Sidoqoftë kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit”, tha Rama.

 



8 Comments

  1. Bravo. Gjithe te maviosurve jepu vaksina ruse e kineze se u qan zemra. Fillo me ate Luli Bozon. Ne gjynafqareve imperialiste qe na mbeten syte nga perendimi na hidh ndonje Pfizer (ate qe bere per vete) ose te pakten ndonje Astra Zeneca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *