• |
ide | kryesore

Rama reagon për Twitter-in e Juri Kim për Tom Doshin: Nuk e ka me mua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se reagimi i ambasadores amerikane për Tom Doshin nuk ishte për të.

“Përgjigjen për Twitter-in e ambasadores Yuri Kim e ka dhënë Endri Fuga për Zërin e Amerikës që është këshilltari im për komunikimin. Atë përgjigje kam edhe unë.

Së pari, vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar më parë atë që unë iu kam thënë. Së dyti ne nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren. Së treti unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë sesa thjesht individi për të cilin flasim. Ne duhet të merremi me Saliun që përpara Tom Doshit është engjëll, me Ilirin dhe Monikën që përpara Tom Doshit janë ëngjëj.

Përsa i përket Tom Doshit unë nuk kam asnjë dallim nga ajo që tha ambasadorja. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës unë nuk kam asnjë dyshim në përcaktimin e tyre për këtë arsye nuk jemi aleatë dhe as do jemi aleatë.

Nëse për Tom Doshin korrupsioni ka sjellë përcaktimin e SHBA, por pse nuk ka përcaktim për Saliun dhe Ilirin. Unë vetë, as në këtë botë as në një tjetër nuk kam asnjë lidhje me korrupsionin dhe as korrupsionin domethënës” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Versioni i radhes i bashkimit te te gjithe qelbesirave. Nese nje gazetar i vemendshem do ja kerkonte Rama nuk do e kishte te veshtire te pohonte se eshte i gatshem te zbrase burgjet e te mbushe parlamentin me ta vetem per te na shpetuar nga Saliu, gje qe ne fakt pjeserisht e ka bere.

  2. Ti mor lali mire e ke. Me ato dele qe te votojne ty edhe m.tin ne maje te kokesh tja u besh prape babe do te thone.

    Po Saliu ka tete vjet ne pension mor burr ti akoma tremb delet me Saliun, se e di mire ti se te ishte ne vakt Saliu te shkerdhente ty me gjithe delet e tua.

    Hajde tung dhe kujdes thepin.

  3. Te pakten per nje gje qe kishim dyshime na sqaroi dhe mund te fleme te qete nga ai krah, sepse

    e pohoi vete se ai as ne kete bote es ne tjetren nuk ka asnje lidhje me korrupsionin. Tani ka akoma

    edhe nga ata qafira qe besojne se ky eshte koka e korrupsionit ne shqiperi dhe nje koke jo dosido

    milionash por miliardash euro por sic thote populli yne llafazan vrimat e gardhit e fjalet e hallkut nuk

    ndalen.

  4. O zot po iki nga mendte.Ky s’paska lidhje me korrupsionin. Ky qe cdo hje e ka te shkembyeshme me parane dhe qe ben cdo gje nga frika e burgut.

  5. E kupton ambasadore Kim qe Rama e do vetem troc dhe jo perderdhje fjalesh.

    Pa kriminela deputet apo kryetar bashkish ai eshte nje zero

    Je ju dhe disa te tjere qe benit sikur nuk shikoni tani mbillni frytet e punes tuaj te paafte dhe jo profesionale per te mos thene me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *