• |
ide | kryesore

Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse/ Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

-Instant, Lajme, Të fundit



Fondi i Investimeve ruse bën me dije se ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse, Sputnik V. Sipas kësaj marrëveshjeje, pritet që prodhimi i kësaj vaksine në Serbi të nisë brenda muajit maj dhe në muajt në vijim mund të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

“RDIF dhe Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave ‘Torlak’ shpallin këtë marrëveshje për prodhimin e Sputnik V, vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit. Serbia bëhet në këtë mënyrë vendi i parë në Europën Jugore që prodhon vaksinën. Sputnik V mund të eksportohen të vendet e rajonit në një fazë më të vonshme”, raporton Fondi i Investimeve ruse në një deklaratë për media, shkruan See News.

Zyrtari i fondit Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për mbështetjen konstante dhe besimin e treguar te vaksina, duke kujtuar se Serbia ishte një ndër vendet e para që miratoi përdorimin e Sputnik V.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *