• |
ide | kryesore

Tiranë/ U kap me armë të ftohtë, arrestohet 18-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar dhe një 18-vjeçare janë vënë në pranga këtë të enjte në Tiranë. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit me inicialet K.B., në rrugën “Fadil Deliu” u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi. Ndërkohë u gjet edhe një armë e ftohtë, që i përkiste 18-vjeçares me inicialet A.Q., e i cila gjithashtu u arrestua nga policia.
Materialet i kaluan Gjykatës së rrethit Tiranë dhe policia bën me dije se hetimet për çështjen vijojnë ende.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *