• |
ide | kryesore

Zani Çaushi kërkon lirimin nga burgu, shtyhet seanca gjyqësore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca e parë e procesit gjyqësor ku ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi kërkon liri me kusht përfundoi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 9 prill, pasi avokati mbrojtës i Zani Çaushit ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Seanca e sotme përkon me kërkesën për lirimin me kusht që ka bërë Zani Çaushi, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa do të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar që pushoi çështjen muaj më parë nga Selaudin Pysqyli.

Prokuror ishte Ervin Beqiri, ndërsa mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze./ TCH



1 Comment

  1. Nxirreni , partia ka nevoje per koka gjeniale si ky . Magari jepini edhe ndonje drejtori policie , e sigurt eshte qe me pak deme dhe me shume te mira do beje ky sesa kriminelet e policise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *