• |
ide | kryesore

Aksident në Fier/ Përplasen tre makina, bllokohet hyrja e qytetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pranë Drejtorisë së Patentave në Fier. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin hyrës të qytetit , e më pas kanë goditur edhe një tjetër automjet. Njëri prej tyre është përplasur edhe me një shtylle ndriçimi. Policia njofton se tre automjetet e përfshirë në aksident janë të markës “Mercedes Benz”.

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se njeri prej automjeteve, lëvizte me shpejtësi më të lartë se norma e lejuar ndërsa ka goditur makinën tjetër  që dilte nga parkimi. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa aksi kryesor hyrës për në qytet është bllokuar totalisht. Dëme materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *