• |
ide | kryesore

Brataj: Nëse nuk respektohen masat përgatituni për valën e tretë të pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të në përfshijë një tjetër valë koronavirusi nëse nuk respektohen masat e marra. I ftuar në emisionin “Radar” në ABC, Brataj foli edhe për efektet anësore që kanë pasur vaksinat në vendin tonë. Ai tha se pranë qendrave të vaksimit është lënë një formular, por deri më tani nuk është raportuar asnjë rast me efekte të rënda.


“Është krijuar komiteti i menaxhimit dhe verifikimit të vaksinës dhe ekipet që janë pranë qendrave të vaksinimit janë skedat e raportimit të efekteve anësore dhe ne te 127 dhe 0800 kemi lëne një formular, por deri më tani që janë bërë rreth 59 mijë vaksina ka pasur efekte anësore por jo të formës së rëndë.


Problemi është se dozat e AstraZenecas dhe Pfizerit janë planifikuar dhe për dozën e dytë, në dispozicion do të jenë të katër vaksinat dhe kategoritë nuk zgjidhen me vaksina por sipas planit të vaksinës pavarësisht se çfarë vaksine është gjendja. Nuk duhet të krijohet diferenca mes përdorimit të vaksinave, pasi e mira është që të bëhet vaksinimi dhe do të kryhen dozat që janë më shumë 1 mln e 200 mijë vaksina kemi nga Covax, 500 mijë nga Pfizer. Në një periudhë zgjedhjesh dhe nëse nuk respektojmë masat patjetër që mund të kemi dhe një rritje të shifrave dhe një valë të tretë,”– tha Brataj.

Deri më tani janë vaksinuar 62 mijë e 248 persona, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dje erdhën edhe 192 mijë doza nga 1.2 milionë vaksina kineze që kryeministri Edi Rama tha se ka siguruar në Turqi.

10 Comments

    1. Nuk e di ku jeton, po ketu jane infektuar njerezit masivisht.
      S’kam.perqindje te te them, por s’ka cfare ‘vale’ paniku te vije më, se e mbyti c’kishte per te mbytur….

  1. Une jetoj ne Tirane, dhe te kuptoj por ky derdimeni eshte thjesht nje klecke e vogel ne nje lufte me permasa globale qe nga jeta te financat duket si nje “keputje” e me te dobeteve prandaj ruaj veten dhe te ndihmofte Zoti. Do vije dicka e re nga Brazili thone eshte e fundit si faze, eshte si te thuash vala me e keqe!

  2. Sa here del ky tipi ne Tv me duket se dicka i mungon ne paraqitjen vizuale te tij si mjek rilindas.

    Besoj se edhe ju e vini re se fytyra e tij ka dicka te paplotesuar per tu dukur si rilindas i vertete

    dhe kjo dicka eshte mjekra dhe mustaqet gjysme te prera e gjysem te thinjura alla Rame me te cilen

    kane stilizuar fytyren pushtetaret rilindas ne shenje mirenjohje dhe bindjeje ndaj fyhrerit te tyre.

    Te shikosh rilindas pa mjeker eshte si te shikosh nje korb pa pende te zeza.

  3. Mskara i shitur i paguar i shfrytezuar i shtrydhur per nje rrog ky na tregon ne valen e tret cfar masash mor maskara ke marre ti per te semuret me kovid more limon i shtrydhur dhe pak me pas do hedhes ne rrug…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu