• |
ide | kryesore

Laborator heroine e kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një 61-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për shkak se është kapur me një sasi të madhe droge.

Agjentët e Lorenteggio vunë re 61-vjeçarin shqiptar duke bërë lëvizje të dyshimta, pranë magazinës së një kompanie të braktisur përgjatë Via Cusago.

Pas vëzhgimeve, policia vendosi të ndalojë 61-vjeçarin shqiptarë ku në duar i gjet një dozë me një gram kokainë si dhe 185 euro. Po ashtu iu gjetën edhe një seri çelësash me të cilët policët hynë në depo nga e cila burri ishte parë të hynte dhe dilte disa herë.

Nën timonin e një makine të parkuar pranë magazinës, agjentët gjetën një qese me 11 gram kokainë dhe në kërkimin pasues në magazinë, 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marihuanë dhe 8, 5 kilogramë lëndë prerëse.

Në fakt, në depo, burri kishte instaluar një laborator të vërtetë droge me përzierës, soba, tenxhere me presion dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e drogës në blloqe.

Përveç sasisë së madhe të drogës, policët e Via Primaticcio gjetën shumën prej 48,350 euro. Kërkimi u shtri gjithashtu në shtëpinë e 61-vjeçarit, ku agjentët gjetën dhe sekuestruan shumën shtesë prej 2 mijë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *