• |
ide | kryesore

Nga e diela do të flemë 1 orë më pak

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora ligjore.


Kjo e fundit do të na grabisë një orë gjumë por do të na japë më shumë dritë në mbrëmje. Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore.


Parlamenti evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë. Abrogimi është kërkuar nga disa vende të BE, me Finlandën dhe Ploninë në rend të parë. Pozicioni gjeografik më i afërt me qarkun polar, veçanërisht i Finlandës, u dhuron sidoqoftë ditë vere më të gjata dhe një interval më të shkurtër errësire. Por ora ligjore është në anën tjetër me e favorshme për vendet mesdhetare.

Sidoqoftë, zgjedhja përfundimtare do ti takojë shteteve individuale, por me rekomandimin e harmonizimit sa më të madh të mundshëm të zgjedhjeve për të evituar një Evropë me orare të ngatërruara. Dhe zgjedhja duhet bërë deri në prill. Por ndryshimi i orës, nga ajo dimërore në atë verore, sjell edhe disa fenomene që mund të duken të çuditshme.

E hëna që pason hyrjen në fuqi të orës ligjore, sjell një rritje të aksidenteve rrugore për shkak të nxitimit të atyre që kanë harruar ti përshtaten ndryshimit dhe e gjejnë veten të vonuar. Ndaj, qetësi dhe gjakftohtësi, si edhe vëmendje maksimale për rregullat rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu