• |
ide | kryesore

Pamjet nga sateliti/ Shikoni ç’ndodh në Kanalin e Suezit të bllokuar nga anija gjigante

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Pamjet satelitore mbi Detin e Kuq tregojnë anijet që presin për të kaluar në Kanalin e Suezit të bllokuar nga një anije gjigante. Rreth 200 anije janë në pritje që të zhbllokohet rruga, pasi anija “Ever Given”, një anije kontejnerësh ngeci, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e fortë.

Nga pamjet satelitore shihet edhe anija “Ever Given” e cila ka ngecur në pozicion diagonal dhe ndodhet aty që prej tre ditësh. Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dyja anët

Gërmuesit dhe një zhytës po përpiqen të gërmojnë në të dy skajet e anijes në mënyrë që ta zhvendosin atë duke lejuar anijet e tjera të kalojnë. Nuk dihet ende se deri kur do të zgjasë ky bllokim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *