• |
ide | kryesore

Përdhunoi dhe la shtatzënë fqinjën me probleme mendore, 8 vite burg për Eduard Bushin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eduard Bushi, i cili një vit më parë përdhunoi, duke lënë shtatzënë, fqinjën e tij me probleme të shëndetit mendor, është dënuar me 8 vite burg. Bushi u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, por me gjykim të shkurtuar do ta kryej dënimin e tij për 8 vite, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përdhunoi komshien e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë. Abcnews mëson se Bushi kërkoi mëshirë në gjykatë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *