• |
ide | kryesore

Shembet me tritol pallati 7-katësh te “Astiri” (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në zonën e Astirit për të përfunduar shembjen e pallatit shtatë katësh, pas dështimit të djeshëm. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë IKMT-ja, shembja e pallatit ka bërë që tymi të mbulojë gjithë zonën dhe të rifusë në panik banorët e zonës. Në njoftim, IKMT thotë se sot u përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Dje, IKMT-ja dështoi në shembjen e këtij pallati. Qytetarët publikuan video ku shihej se pavarësisht se vetë pallati nuk u shemb, paniku tek qytetarët u përcoll, bashkë me dëmet e mëdha që u shkaktuan në banesat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *