• |
ide | kryesore

“Sputnik V aplikohet sot”/ Manastirliu: Të dielën nis vaksinimi +70 vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manatirliu, gjatë ditës së sotme ka inspektuar kushtet e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik. Gjatë vizitës që është trasmetuar live nga rrjeti social i ministres, Manastirliu tha se sot do të nisë vaksinimi ndërsa nga dita e dielë do të fillojë vaksinimi masiv i grupmoshave +70 vjeç.

“Do te jenë 5 mijë të moshuar që do vaksinohen me SputnikV.  Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendine vaksinave që kanë mbërritur”, tha Manastirliu.

Rikujtojmë se dje kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksine nga Kina dhe se është arritur një marrëveshje për një milion vaksina në tërësi. Kryeministri Rama ishte vetë i pranishëm në Turqi për marrjen e dozave të vaksinës kineze, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *