• |
ide | kryesore

U akuzua se dekonspiroi operacionin gjerman/ Gjykata i heq pezullimin nga detyra ish-zv. drejtorit të OFL-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Kujtojmë që Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”. Vitin e kaluar ndaj Shkëmbit nisën hetimet për dekonspirimin e të dhënave për një grup kriminal, që ishte në hetim nga autoritetet gjermane.

Pas hetimeve të SPAK, GjKKO vendosi më 28 shtator pezullimin e tij. Autoritetet gjermane kërkonin informacione në Shqipëri për një grup kriminal dhe kuptuan se banda informohej nga zyrtari i lartë i policisë.

Më konkretisht, autoritetet gjermane kërkuan informacion për dy persona që akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminal, por sipas tyre në lidhje me kërkesën u vu në dijeni vetë grupi kriminal.

Dyshohej se Shkëmbi vuri në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati, se ishin në hetim nga Gjermania.



8 Comments

  1. A mund te na thoni o te dashur “gjobevenesa” te drejtesise , se ç’fakte duhen me shume per te denuar nje maskara dhe bashkepunetor te lidhur me krimin e organizuar apo me keq akoma nje tradhetar te vete drejtesise drejtesise ?

  2. Po bejmē shtet de more de
    lum ky popull per drejtesine e re
    te shesesh koleget te kontrabandistet
    nuk eshte veper penale per reformistet !
    Gjermanet e ” poshter ” qe faktet servirin
    e harruan “xibraken ” qe ua luajti fiqirin.
    Ama ketyre taneve hiç mos ti hame hakun
    per te mbyllur çeshtje fiks e kemi spakun !

  3. Bravo drejtësi.Tani ti japin një dekoratë për luftën pa kompromis kundër krimit!!!Po nuk kanë si ti dënojnë njerzit e tyre.Ata kanë bindjen që me ndihmën e Amerikës dhe bandës Ps që do fitojë do të vendosin diktaturën neokomuniste.Lufta e klasave do vazhdojë.Armiqtë janë Pd dhe gjithë opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *