• |
ide | kryesore

200 mjekë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe 200 mjekë të tjerë të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla për KosovaPress.

Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.
Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi. Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rreth 11 mijë në total.



1 Comment

  1. Lajmi eshte pa kurrfare rendesie – ajo qe eshte e rendesishme qe t’u serviret shqiptareve sot eshte nese do te marre pjese Udheheqesi ne show apo jo.!

    Perndryshe le te shpresojme te fotoja ilustruese ku i duket kaptina….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *