• |
ide | kryesore

“Blindohet” Lushnja dhe Fieri, FNSH-ja nis aksionin, kontrolle në makina e banesa

-Instant, Lajme, Të fundit



FNSH ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në Fier dhe në Lushnje. Në objektiv kanë qenë 3 kategori; personat e shpallur në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe që posedojnë lëndë narkotike.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele. Kjo gjë bëhet pas disponimit të informacioneve se mund të strehohen persona të shpallur në këkrim. Një ditë më parë kontrollet u ushtruan në Vlorë ku u vu në pranga një person, ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *