• |
ide | kryesore

Galliani mund Covidin në moshën 76vjecare: “Infermierët e mjekët fantastikë”

-Instant, Sport



Adriano Galliani kthehet në shtëpi. Administratori i Deleguar i Monzas doli nga spitali San Raffaele në Milano pas dy javësh i shtruar në spital, edhe në terapi intensive, për shkak të Covid-19 dhe pasi doli nga struktura ka dashur të dërgojë një mesazh falënderimi për ata që u kujdesën për të, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook: “Unë u shtrova në spital për dy javë në atë që, duke parë nga jashtë, duket si një objekt sportiv. Brenda ka teknologji mbresëlënëse, por mbi të gjitha ka kompetencën dhe zemrën e madhe të infermierëve dhe mjekëve fantastikë të San Raffaele”.

Galliani ishte testuar pozitivisht në tamponin e bërë në 26 shkurt dhe më pas vendosi për një shtrim paraprak në spital, në mënyrë që gjendja e tij të monitorohej më mirë. Monza festoi gjithashtu lajmin me një postim në Facebook: “Mirësevini përsëri Senator”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *