• |
ide | kryesore

Meta: Mbi vetëflijimin e Arjan Salës uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor dhe i dhembshur

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale pak orë pasi zjarrfikësit nxorën nga ndërtesa trupin e pajetë të punonjësit të sigurisë, Arjan Sala.

Meta shkruan se Arjan Sala është heroi ynë dhe se me sakrificën sublime do të përjetësohet si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

“Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.
Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.
Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!
Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta në “Facebook”.

 



4 Comments

  1. I ndihmoni familjen, Shteti t’i pergjigjet nje me nje prandaj i paguaj taksat per keta heronj. Ti jepet status deshmori

  2. “Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, … ” –

    Cfar flet mor president, shtet “më njerëzor, më i dhembshur,” ?! Po flet kot apo po sheh endrra me sy hapur?! Po sikur ta filosh nga vetja njehere? … Shqiperia vend “më i dhembshur”? Mos ta degjoje njeri se te vune perpara me domate!

  3. U prefsh ne parajse o njeri i mire, o hero . Me vdekjen tende ky shtet tregoi dhe njehere pafuqine e tij te beje deryrat e tij ndaj qytetareve, zjarrfikes pa mjete, drejtues pa ide dhe te pazote qe mosnjohja e detyrave te tyre mer jete njerezore cdo dite. Perse miratojne sherbimet zjarrfikese projektet e ndertuuesve kur nuk njohin me pas ku dhe si do nderhyjne. Mbase hapja e deres ku u gjend ky hero do i kish shpetuar jeten dhe mbas disa oresh.Ndaj duhet punuar shume ne kohe normale per te perballuar sfidat ne kohe te veshtira ne cdo fushe.

  4. Po nuk i shkon qe ta thuash ti kete more i ashtuquajtur president , qe dhe kur shkruan nje mesazh ngushellimi ben politike , po meqenese je prekur kaq shume dhuroi familjes se se ndjerit vilen tende ne gjirin e Lalzit.
    cfare do te kushtoje ty nje vile nga pallatet e vilat qe ke ………
    Nuk e kupton qe vetem urrejtje po akumulon te njerezit qe te degjojne e te shohin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *