• |
ide | kryesore

Video/ Neutralizoi Lukakun, tani i kërkon të ndalojë Kane”: Reja ka Gjimshitin, harron Kumbullën e ka plan për Brojën

-Instant, F1, Sport, Video



“Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, i cili ka luajtur në qendër edhe te Salernitana. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, për mënyrën se si luan. Mendoj se mund të neutralizojë Kejnin. Nuk do ketë shumë ndikimi mungesa e Kumbullës, pasi kemi lojtarë të mirë për në mbrojtje. Nuk donim ta rrezikonim Kumbullën dhe vendosëm që të largohet nga nesër”. Edy Reja është i qartë në potencialin që ka në dispozicion përpara ndeshjes me Anglinë në Air Albania. Qendërmbrojtësi i Atalantës ka ndalur në mënyrë spektakolare Lukakun në kampionatin italian dhe tani tekniku shpreson që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Harry Kane.

E gjitha, kjo me italianin që e di mirë se Anglia nuk është vetëm Kane: “Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kane është lojtari i së tashmes, Mount dhe Foden, janë për të ardhmen. Kane sigurisht që është rreziku më i madh tani” vlerësoi Reja në konferncën për shtyp.

Një ide për ti bërë keq të beausrve të Southgate, tekniku i kombëtares kuqezi e ka. Me Armando Brojën, që është rritur e maturuar si lojtar në ishull: “Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe njësoj. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë mund ta fillojë edhe titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër” përfundoi tekniku.

https://www.youtube.com/watch?v=iY6CIbinS7s&t=1s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *