• |
ide | kryesore

Përhapja e Covid-19 vijon të godasë fort Italinë, vendi në karantinë deri në maj

-Instant, Lajme, Planet



Italia do të futet në karantinë deri në muajin maj sipas vendimit të fundit të qeverisë. Nga e hëna, më shumë se gjysma e vendit do të shpallet zonë e kuqe. Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli.

Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve. Në të gjithë zonat e kuqe, mësimi do të vijojë deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli, të gjithë nxënësit deri në klasën e 8 dhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë. Deri më 30 prill nuk do të ketë asnjë lëvizje midis rajoneve, grila të ulura akoma për bare dhe restorante, rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove do të jetë në një datë të mëvonshme, zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *