• |
ide | kryesore

Shoferi humb kontrollin, makina përfundon në humnerën prej 55 metrash

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.  Sipas njoftimit paraprak të policisë, një makinë ka përfunduar në një humnerë 55 metra duke lënë të plagosur 2 persona. Nga njoftimi mësohet se policia dyshon se drejtuesi i mjetit tip “BMW” ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve dhe më pas dërgimin e tyre me urgjencë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *