• |
ide | kryesore

“Shpërndarja e vaksinave do të ndodhë sa më shpejt”/ Presidentja e Komisionit Europian reagon pas telefonatës me kryeministrin Edi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Rama u shpreh se presidentja e KE i ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Një pjesë e kësaj dërgese nga Brukseli do të ndahet edhe për vendin tonë. Menjëherë pas deklaratës së Ramës, ka reaguar edhe Von Der Leyen, përmes një postimi në Twitter.

“Diskutova me kryeministrin Edi Rama, për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen



6 Comments

  1. Po te mos ishte Rama ne pushtet, le qe nuk do te vinte asnje vaksine, por do te na benin embargo

    edhe per ilacet e tjera bile as paracetamol nuk do te kishim neper farmaci , Serbia do te na ndalonte grurin

    dhe miellin , Italia nuk do te lejonte kollcenterat dhe eksportet e fasonerise tone duke lene dhjetera

    mijera punonjes pa pune bile edhe Ndrageta nuk do pastronte para ne kullat ne Tirane duke

    lene mijera punetore dhe personet teknik te ngrohen ne diell.

  2. Boooo cfare ironie e holle!!!!! Ku ke qene ti? Pse sot ne vendin e trete? Te kemi pare gjithmon ne krie. Nejse burekun nuk e humbe per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *