• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo ngec në Serbi, Luksemburgu turpëron Irlandën: Cekia bllokon armatën e Belgjikës

-Instant, F1, Sport, Video



Rezultate befasuese ato të mbrëmjes në kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Portugalia bllokohet në barazim nga Serbia, edhe Belgjika nuk pati fat më të mirë në Republikën Ceke, ndërsa befasinë më të madhe e bëri Luksemburgu, që shkoi të fitonte në Irlandë. Pikë edhe për Maltën në barazimin 2-2 në Sllovaki.




Në Grupin A, Serbia bën të pabindurin në shtëpi, duke bllokuar kampionët e Europës dhe fituesit e Nations League në një barazim 2-2. Dygolëshi i Diogo Jota nuk ka mjaftuar për të dalë me fitore nga transferta serbe, sepse Mitrovic e Kostic rikuperuan në pjesën e dytë, duke ndarë pikën me Cristiano Ronaldon. Befasinë në këtë grup e shkaktoi Luksemburgu, që rrëmbeu fitoren në Irlandë me një gol të Rodrigues 5 minuta nga fundi.

Betejë e vërtetë në Ceki ku vendosit bllokuan Belgjikën, që kërkonte të shkëputej në krye të grupit. Madje Provod kaloi vendasit të parët në avantazh, por shpresa për të lënë pas Belgjikën në Grupin E mori fund kur Lukaku barazoi pas 10 minutash, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.


WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP A
Republic of Ireland 0 – 1 Luxembourg
Serbia 2 – 2 Portugal
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP E
Belarus 4 – 2 Estonia
Czech Republic 1 – 1 Belgium
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP G
Montenegro 4 – 1 Gibraltar
Netherlands 2 – 0 Latvia
Norway 0 – 3 Turkey
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP H
Russia 2 – 1 Slovenia
Croatia 1 – 0 Cyprus
Slovakia 2 – 2 Malta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *