• |
ide | kryesore

5 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërkohë që në pranga ra dhe shtetasi me inicialet F. L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Burime zyrtare thanë se në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu policia arrestoi dhe shtetasit me B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *