• |
ide | kryesore

A ka mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën? Përgjigjet Kryemadhi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E pyetur nëse ka mundësi bashkëpunimi mes partisë që ajo drejton dhe Edi Ramës, Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë. Në një intervistë të dhënë për ‘abc’, Kryemadhi ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare.

Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike.

Është një energji e pashtershme të rinjsh dhe të rejash, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të cilët kanë dëshirën, ëndrrën dhe shpresën për ta ndërtuar këtë vend. Beteja e 25 prillit nuk është betejë figurash. Nuk është beteja ku njerëzit kanë nevojë të shikojnë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në televizor.”, u shpreh Kryemadhi.



6 Comments

  1. Monika thote s’i hedh qurret Ram rrumpalles, e ka thene me siper. I paemer thote se rrumpalla nuk i hedh qurret Monikes. Po kater vjet pushtet me dihmen e LSI? Po nese LSI me pak deputete percakton pushtetin? Kush ja hedh qurret njeri tjetrit?
    Imagjino sikur Ram rrumpalla te ishte ne aleance me LSI. Ne ke rast PD nuk kishte asnje shanc.
    Mos fol idiotizma partiake o trap, Ram rrumpalla ja beri vehtes qekur vuri tepsine si timon.

  2. bashkpunimi egziston qe 30 vjet mes tyne dhe 50 vjet baballaret e tyne kshtu qe kurgja nuk ndryshon hyp e sdryp me at popull si miza n’qyp

  3. Nuk do shume mend te kuptosh qe kjo eshte nje pyetje idiote, ose me e keqja provokim! Ke bere mire legeni qe nuk e ka vene emrin, siç duket edhe vete e ka kuptuar zagarllekun e tije, provokues! Te isha une ne vend te Kryemadhit nuk do i pergjgigjesha fare ketij rrenegati cinik, qe luan me nervat e njerezve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *