• |
ide | kryesore

Basha nxjerr tjetër spot elektoral: Të votojmë për ndryshimin më 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ditën e katërt të fushatës elektorale, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër spot elektoral, ku ka shpalosur dhe disa prej premtimeve të tij.

Kryedemokrati thekson se krijimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave është e mundur, ashtu siç është dhe anëtarësimi në BE.

“Mbylli sytë dhe imagjino!

Imagjino sikur Shqipëria fiton kupën e botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në 2-vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Messin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Ronaldo me Partizanin. Ej, ndal! Ça gjera janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Krijimi i vendeve të punës ëshë i mundur, futja në BE është e mundur. Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshimin në 25 prill.”, -thuhet në spotin e Bashës.



5 Comments

  1. Lek i modh me keto reklamat!

    Do doja qe ne fund te fushates, te kishim nje bilanc, sa u harxhuan. Apo edhe ky muhabet, eshte nje nga keto endrrat me Messi e CR7?! 🙂

    Vt

  2. Nuk e kuptoj pse e ekzagjerojne keta te imazhit. Me kujtohet nje poster i Rames andej nga 2011-ta ku prej makiazhit a photoshop-it dukej sikur po dekompozohej. Ogur i keq se ne fund e hengri. Edhe Bashen e pasken nxjerr si Shefqet Ndroqs.

  3. Kam qene nje fanset e cmendur per ju ne 2011 kur u zgjodhet kryetar bashkie I tiranes,edhe pse realisht fitoi Rama me 10 vota,kisha shume besim dhe shprese tek ti.Ate kohe kam qene student,por sinqerisht jam zhgenjyer shume nga ti si kryetare bashkie,plus dhe nga gjera tjera.Tani sjam ne shqiperi prej disa vitesh, dhe nuk me ngroh fare Luli qe ti mund te besh per shqiperine kur nuk bere per tiranen.E them me keqardhje kete sepse edhe Rama e ka bere bajat ne shume gjera, edhe pse e vleresoj qe ca pune I ka bere mire,me menaxhimin e pasojave te termetit dhe pandemise,ne vecanti sigurimin e vaksinave.

  4. Rendesi ka te iki Ramazon POrdha se eshte bere si Shaban Qosja, por ti ndryshim nuk ke per te sjelle.Do vazhdoje e njejta situate por nga nje grup njerezish qe kane qene 8 vjet pa pune dhe do fillojne te vjedhin per te kapur kohen e humbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *