• |
ide | kryesore

Formacionet zyrtare: pesë ndryshime nga Andorra, ofensivë e paprecedentë për Rejan

-Instant, F1, Sport



Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e madhe me Anglinë. Pas katër humbjesh në katër takime, kuqezinjtë shpresojnë që gjërat këtë herë të jenë ndryshe. Sic duket këtë shpreson edhe tekniku Edy Reja që ka surprizuar me formacionin titullar, duke bërë pesë ndryshime në start, në krahasim me ndeshjen e tre ditëve më parë në Andorra.

Veseli është ai që do të zëvendësojë Kumbullën e dëmtuar, por kjo ishte e pritshme. Në mesfushë vetëm Bare e Hysaj i mbijetuan zgjedhjet të ndeshjes debutuese, ndërsa repartin e kompletojnë Laci e Memolla. Në lojë edhe Uzuni, por duhet parë, nëse Reja do ta preferojë si sulmues në tredhëmbësh, apo si mesfushor të krahut të majtë me një ripropozim të 3-5-2 të zakonshëm. Cikalleshi e Broja do të udhëheqin sulmin, në kërkim të një ëndërre…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *