• |
ide | kryesore

Italia në fushën ku nuk ka fituar kurrë: Mancini shpreson të thyejë tabunë

-Instant, Sport



Tri pikë për ta afruar kualifikimin në Kupën e Botës 2022 dhe për të thyer një tabu: Italia nuk ka fituar kurrë në Bullgari, duke arritur 4 barazime dhe 2 humbje në 6 takimet e mëparshme. Mancini tashmë ka njoftuar ndryshimet në formacion: Acerbi, Spinazzola, Chiesa dhe Belotti në fushë. Kombëtarja e të kaltërve vjen nga 23 rezultate të dobishme radhazi dhe trajneri nga Jesi është vetëm dy pikë larg rekordit të Marcello Lippit i cili arriti të fiksojë 25 ndeshje radhazi pa humbje.

Një impenjim jo pa telashe, megjithë hendekun teknik midis dy sekleksioneve, ai në Sofje, gara klasike ku ka më shumë për të humbur. Një fitore do t’i lejonte Italisë të ruante kreun e Grupit C dhe në të njëjtën kohë do të përfaqësonte një injeksion të mirë të besimit për të ardhmen.

Krahasuar me ndeshjen me Irlandën e Veriut, ka disa ndryshime të parashikueshme në formacionin e Mancinit, duke filluar nga mbrojtja, ku Acerbi do të zërë vendin e Chiellinit në qendër së bashku me Bonuccin dhe me Spinazzola i cili do të zëvendësojë Emerson. Barella do të rimarrë pozicionin e tij si titullar me një mes Locatelli dhe Sensi në rolin e regjistit, përpara Chiesa për Berardin (i cili u kthye në Itali për shkak të një problemi muskulor) dhe Belotti i cili do të bëjë stafetë me mikun e tij Immobile. Në menaxhimin e Mancinit, 16 paraqitje dhe 6 gola për sulmuesin e Torinos kundër 11 dhe 4 gola për lacialin. Edhe Chiellini, përvec Caputos (dhimbje mesi), gjithashtu la grumbullimin e ekipit kombëtar për shkak të problemeve fizike.

BULLGARI-ITALI, FORMACIONET E MUNDSHME
Bullgaria (3-4-3): P. Iliev; Antov, Bozhikov, P. Hristov; Cicinho, Kostadinov, Malinov, Tsvetanov; Chochev, Despodov; Galabinov. Trajner: Petrov
Italia (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Locatelli, Verratti; Chiesa, Belotti, Insigne. Trajner: Mancini



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *