• |
ide | kryesore

“Vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do gjenit diçka për të kritikuar”: Reja kapet me gazetarët pas humbjes

-Instant, Sport



Edoardo Reja nuk e ka fshehur nervozizmin pas humbjes 0-2 me Anglinë në të cilën nuk bëri asnjë goditje në kuadratin e portës. Insistimit të gazetarëve pas ndeshjes për mënyrën apatike të lojës italiani iu përgjigj: “Ju keni koncepte të çuditshme në futboll, unë vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do të gjenit diçka në aspektin kritik se ndoshta është kryesorja që njerëzit këtu kanë. Duhet vlerësuar fort kundërshtari” – sulmoi Reja, duke shtuar – “Duhet marrë në konsideratë kundër kujt luan, është ekip i fortë, kanë forcë, mbyllin hapësirat dhe kur përplasesh me ta fluturon tutje. Është e vështirë të ulësh topin se të hidhen sipër, nuk na linin të merrnim frymë. Sipas meje nëse nuk pësonim në pjesën e parë, me kalimin e minutave mund të bënim diçka. Golin ia dhamë ne, pastaj patën mundësi, por për një ekip të këtij niveli, kemi bërë një ndeshje të nivelit të mirë, nuk mund të themi asgjë”, tha Reja.

Në lidhje me ndeshjen, tekniku ka analizuar performancën e të tijve, duke filluar nga Cikalleshi: “Nuk ishte në kushtet më të mira të tij – tha italiani -. Sot nuk ishte ai që ne njohim, pati vështirësi, se kishte lojtarë të nivelit të lartë. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë. Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur, na erdhi shumë keq për rastin e humbur. Nuk ndodhi, mëkat, do të ishte e bukur, t’i shënonim gol Anglisë sidomos në 0-0” përfundoi Reja.



1 Comment

  1. Te dy golat qe pesoi skuadra ishin dy gabime te mbrojtjes, te pafaleshme per nje skuader kombetare ! Goli i pare ishte sikur sulmuesi anglez kishte te bente me nje mbrojtes amator, qe i rrin mbrapa sulmuesit ne vend qe te kercente edhe ai , te pakten per ti prishur ekuilibrin! Goli i dyte po ashtu, mbrojtsi ne vend qe te shtrihej per toke me te dy kembet ( qe me siguri do ta kish kapur topin) nxerr vetem nje kembe gje qe nuk e sheh pothuaj kurre ta beje nje mbrojtes! Kjo eshte detyre e pregatitjes teknike dhe kete e ben trajneri! Ndosha do kishim humbur gjithsesi, por jo per gabimet tona, por per mrite te kundershtarit qe do tregohej me i forte, por duhet thene qe ne te dy golat i dhuruam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *