• |
ide | kryesore

Vlorë, furgoni merr flakë në ecje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, ndërkohë që si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip “Pegeot”. Ky i fundit ishte i parkuar në afërsi të furgonit, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *