• |
ide | kryesore

700 qytetarë të moshave mbi 70 vjeç marrin dozën e parë të vaksinës kineze Sinovax

Arkiva



Ka nisur sot në Berat, ashtu si në të gjithë vendin vaksinimi masiv i qytetarëve.

Burime zyrtare pranë NJVKSH Berat bëjnë me dije se kanë mbërritur pranë këtij institucioni një sasi e konsiderueshme dozash të vaksinës kineze Sinovax, të cilat janë të mjaftueshme për të vijuar vaksinimin masiv.

Vaksinimi ka nisur që prej orës 09:00  në të 14 Qendrat Shëndetësore të Beratit dhe Urës-Vajgurore, ku po vijon vaksinimi i moshave mbi 70 vjeç.

Që prej orës 09:00,kur edhe u hapën dyert për fillimin e këtij proçesi  qyetarët janë dyndur në Qendrat Shëndetësore të lagjeve përkatëse për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.

Vaksinimi po vijon me ritme të kënaqshme dhe deri tani janë vaksinuar rreth 700 qytetarë, ndërkohë që proçesi i vaksinimit për ditën e sotme do të mbyllet në orën 17:00 në të gjitha Qendrat Shëndetësore.

Sipas drejtuesve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat, vaksinimi po kryehet sipas çdo rregulli dhe pa probleme nga vaksinatorë të kualifikuar e të trajnuar për këtë proces.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *