• |
ide | kryesore

Albin Kurti merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, një ditë pas mbërritjes së dozave në Kosovë.

Pas Kurtit vaksinën e ka marrë edhe drejtoresha e OBSH-së në Kosovë,  Isme Humolli.

Mediat e Kosovës raportojnë se për të tjerët procesi i vaksinimit do të nisë ditën e martë.

Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat për shkak se pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Në total Kosova pritet të marrë 100 800 doza të vaksinës nga programi COVAX. Kosova ishte vendi i fundit në Europë i pa furnizuar me vaksina.

Një pjesë e mjekëve dhe infermierëve të Kosovës morën vaksinat anti-Covid në Shqipëri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *