• |
ide | kryesore

Pse Rama i fundmandatit të dytë është më i rrezikshëm se Berisha i 2013-ës

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide

Përpara se të shkruaja këtë analizë parazgjedhore, vendosa të lexoj çfarë kam shkruar nëntë vjet më parë në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Vura re, edhe me një farë habie, se problematika thelbësore ka mbetur po ajo, por, duke u thelluar në manifestimin e saj sot, arrita në përfundimin se jemi në një spirale zbritëse me një përshpejtim të dukshëm rënieje në krahasim me nëntë vjet më parë.


DILEMA BASHKIM APO PASTRIM


Duke analizuar aktivitetin e opozitës së asaj kohe (PS), vërej se brenda saj ka pasur dy qëndrime. Sipas njërit, kali kryesor i betejës elektorale duhet të ishte lufta kundër autoritarizmit të Berishës, kapjes prej tij të institucioneve, krijimit të monopoleve, prandaj duhej bërë një koalicion opozitar sa më i gjerë, duke përfshirë edhe LSI-në, që kishte qenë pjesë e maxhorancës.

Sipas tjetrit, të formuluar kryesisht nga Ben Blushi, opozita duhej të bënte koalicion me zgjedhësit, jo me partitë e vogla, aq më pak me LSI. Këtë dualizëm e kam quajtur “dilema bashkim apo pastrim” në kuptimin që nëse nga një anë “bashkimi”, në emër të mbrojtjes nga rrezikimi i themeleve të demokracisë, nënkuptonte bashkimin me Ilir Metën e akuzuar për korrupsion (por edhe mundësi më të mëdha organizative, financiare e mediatike për të fituar zgjedhjet), më anë tjetër, “pastrimi” i duhej opozitës për të fituar besimin e humbur të zgjedhësve të thjeshtë të zhgënjyer nga politika e sistemit oligarkik të ngritur (por me rrezikimin e humbjes së zgjedhjeve).

Si përfundim kam shkruar se:

“Një dalje e PS në zgjedhje përkrah LSI, sigurisht do të jepte sinjalin se pak gjë do të ndryshojë në Shqipëri për sa i përket korrupsionit, por do të ishte sinjal i qartë për elektoratin se autoritarizmi i Berishës, rreziku i kapjes prej tij i të gjitha institucioneve i ka bashkuar të gjithë”, prandaj “fushata do të duhej të impostohej si luftë kundër autoritarizmit dhe do të kërkonte premtime konkrete nga opozita e bashkuar për vendosjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura”.

Pra, kam qenë për bashkimin, duke paralajmëruar se vërtet “në këtë rast koha e “pastrimit” […] do të shtyhet”, por “pa demokraci është vështirë të mund të realizohen edhe gjëra të tilla”. (“PS, bashkë apo vetëm” Panorama, 11 prill 2012)

DILEMA EVOLUCION APO REVOLUCION

Vërejtja më serioze që më ka ardhur ndaj këtij shkrimi, ishte ajo se më mirë të fitonte edhe një herë PD, që pastaj bashkë me Berishën e mandatit të tretë të rrëzohej e gjithë kasta e korruptuar në pushtet, sepse përndryshe ky lloj rrotacioni Berisha-Rama-Meta-Berisha- e kështu me radhë – do t’i shërbente sistemit si fasadë, ndërkohë që duhej grisur kjo fasadë në mënyrë që ta shihnim qartazi egërsirën e sistemit të grabitjes, që këto banda kanë ngritur së bashku e të dimë më mirë se kë të luftojmë e si ta luftojmë. Në shkrimin pasardhës i jam përgjigur këtij argumenti duke u shprehur se:

“Megjithëse i kam quajtur ‘banda’ dhe jo ‘parti’” dhe “kam folur për nevojën e distancimit nga të dyja në emër të diçkaje të re” prapë kisha shumë rezerva ndaj variantit të sugjeruar, pasi “vështirë të lindë një lëvizje e re, e shëndoshë, në një vend të zhytur në një proces krize dhe degradimi si ky i yni” se me “një rini gjithnjë e më të paarsimuar, gjithnjë e më të frustruar, gjithnjë e më të lidhur me krimin […] vështirë të imagjinosh se prej saj mund të lindë një lëvizje që mund të na sjellë më shumë liri, demokraci e shtet ligjor”.

Zgjidhja që kam propozuar, ishte ajo që propozoj edhe sot, se duheshin bërë të gjitha përpjekjet që partitë/banda “të reshtin luftën asgjësuese për kontroll të plotë të territorit dhe pushtetit dhe të kthehen në parti të kontrollueshme nga drejtësia, të kontrollueshme nga mediat, të kontrollueshme edhe nga zgjedhësi nëpërmjet votës së tij”. (Dilema evolucion – revolucion, “Panorama”, 18 prill 2012).

* * * Sot, pas nëntë vjetësh, konstatoj se dilemat “bashkim apo pastrim”, “evolucion apo revolucion” mbeten po aq, madje edhe më të debatueshme kur flasim për Ramën e sotëm sesa për Berishën e djeshëm.

Ashtu si edhe tetë vjet më parë, ka që thonë se është më mirë ta marrë Rama edhe një herë, që pastaj të ndodhë pastrimi dhe ndëshkimi nëpërmjet një force të re (japin edhe shembullin e VV në Kosovë) dhe syresh që kërkojnë bashkimin e opozitës kundër autoritarizmit, kapjes së institucioneve, krijimit të monopoleve nga ana e Ramës.

Personalisht, duke u nisur edhe nga përvoja e zhgënjimeve me dy lëvizjet për pastrim që lindën në katërvjeçarin e parë (ajo e Bojaxhiut dhe “Libra” e Blushit) dhe nga konteksti që po jetojmë, përsëris nevojën për bashkim opozitar të partive/ banda të sistemit në emër të frenimit të rrëshqitjes në një spirale zbritëse gjithnjë e më të rrezikshme në kuptimin e demokracisë, por edhe atë ekonomik.

Argumenteve që kam dhënë para tetë vjetësh në favor të këtij opsioni dua t’u shtoj disa krahasime që tregojnë se rreziku Rama i sotëm është edhe më i rëndë se rreziku Berisha i para tetë vjetëve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë edhe lindjen e forcave të reja të pastrimit:

– Para tetë vjetësh, Berisha nuk ishte i vetëm në pushtet, por kishte edhe LSI-në e Metës në koalicion, çka e bënte pushtetin e tij më të dobët në krahasim me Ramën sot. Në fakt, mjaftoi një kalim i Metës në krahun tjetër dhe ai humbi shanset e fitores.

-Grupet më të fuqishme dhe më influente të vendit, oligarkët, ishin edhe ata të ndarë, Berisha kishte të vetët, Meta të vetët, por edhe Rama ruante lidhjet me oligarkët që kishte mbështetur gjatë më se një dekade kryetar bashkie. Sot kontrollohen të gjithë nga Rama.

– Në atë kohë, mediat më të rëndësishëm të vendit, “Top Channel” dhe “Klan”, ishin në dy pole të ndryshme, kurse sot kontrollohen nga Rama së bashku me thuajse gjithë të tjerat.

– Drejtësia vërtet kontrollohej nga Berisha, por brenda saj kishte edhe njerëz të Metës, madje edhe njerëz të PS, kurse sot kontrollohet pothuajse tërësisht nga Rama.

– Të fortët e krimit të organizuar vërtet kanë qenë më afër maxhorancës së asaj kohe, por bashkëpunimi i tyre me maxhorancën e Ramës, veçanërisht në mandatin e dytë, ka njohur një hop cilësor të frikshëm si në kapjen e shtetit, ashtu edhe të ekonomisë që, nëpërmjet pastrimit të parave në ndërtim, po e çojnë drejt një flluske me pasoja të paparashikueshme.

– Asokohe, opozita (PS) ishte më e fuqishme se kjo e sotmja dhe kishte një pjesë të mirë të pushtetit lokal, kurse sot është më e dobët, ndërkohë që pushteti lokal është 100% në duart e Ramës.

– Elita intelektuale shqiptare, shoqëria civile, për aq sa mund të flitet për të tilla, para tetë vjetësh ishin më të pakapura nga maxhoranca dhe më pluraliste sesa sot. – Populli shqiptar sot është më i zhgënjyer nga politikanët se para tetë vjetësh (edhe nga forcat e reja që ka provuar të mbështesë), më i dorëzuar. Ikja si rrugë shpëtimi, shumë më e madhe sesa para tetë vjetësh, e ka shtuar dobësinë e tij reaguese.

Për të gjitha këto që rreshtova, gjykoj se Shqipëria ndodhet në një pikë më të ulët se në 2013 të një spiraleje, e cila ka kohë që zbret drejt një fundi të rrezikshëm për shkak të thellimit të sistemin oligarkik – kriminal që kemi ngritur, duke i ngushtuar gjithnjë e më shumë liritë politike dhe ekonomike e për pasojë edhe hapësirat për lindjen e lëvizjeve të reja antisistem.

Sipas meje, mandati i parë Rama – Meta shërbeu për ta frenuar sadokudo këtë zbritje, që do të kishte qenë edhe më e shpejtë me një Berisha 3, madje krijoi edhe mundësinë e lindjes së lëvizjeve të reja, por me Rama 2 të vetëm në timon ajo është përshpejtuar frikshëm. Rrotacioni duhet për të frenuar përplasjen me fundin e pusit të kësaj spiraleje.

Më parë duhet frenimi që të mund të merret edhe një kthesë e mundshme. Pa metafora, me këtë kam parasysh se një mandat i tretë i Ramës do ta kriminalizojë edhe më shumë bandën e tij dhe sa më shumë të kriminalizohet aq më shumë, për të evituar rënien nga pushteti, do të thellojë politikat e krimit që ndjell krimin, duke ngushtuar hapësirat e lirisë dhe duke fryrë flluskën e ekonomisë kriminale që e mban në pushtet.

Poeti gjerman Hölderelin thotë se “Atje ku rritet rreziku, rritet edhe ajo që na shpëton”. Nuk di se sa vlen kjo për shqiptarët, që historikisht e kanë kërkuar shpëtimin individualisht dhe nga të huajt, por di të them se lejimi i rritjes së mëtejshme të rrezikut Rama mund të na sjellë një shpëtim të padëshiruar nga të gjithë, atë nëpërmjet shkatërrimit.

Panorama

34 Comments

  1. Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota.Byrektore shpellkare cecene te gjitha moshave kane dite qe bejne thirrje per mos vaksinim me urdher nga lidershipi i pd dhe vete lulzime salih BBasha,dhe sot te sheshi skenderbej u thonin të moshoarve mos e beni vaksinen,rrace me te Qelbur nuk ka bota se keta shpellkare te salihut qe vete ky kriminel ka lene vendin per tu kuruar ne austri,juve ju thote perhapni sa me shume virusin

    1. Ore i paloqe mos e quaj Berishen Salih, sepse salih qu’en ata te jugut si ti. ai quhet Sali Berisha qe i fuste kembet ne nje kepuce ketij doçit te ferrave, prandaj o kellire duke e quajtur Salih ti nuk ben tjeter veç se denigron salihet e jugut
      Ne te sateme shkofsh, atje ou e ke vendin!

      1. Me jugun nuk ke pune se deri tani te kane mbajtur gjalle. per te tjerat fol me Ramen se ai po ben te pamunduren te na ndaje

  2. Në 8 vitet e Ramës ka emigruar masivisht rinia, shtresa e mesme dhe të shkolluarit.
    Nga ky emigrim masiv i “trurit” ngelet për tu parë nëse kanë ngelur mjaftueshëm njerëz të aftë të kuptojnë atë çfarë ke shkruar dhe të kuptojnë rrezikun që i kanoset Shqipërisë

  3. ZOTI LUBONJA QKA MENDONI SA DJEME I KA KRISTAQ RAMA,SE YMER GELBAZA THOTE SE I KA 3,EDIN OLSIN DHE GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    ZOTI LUBONJA JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR KRISTAQI JA BERI NJE VELLAMR SHUME GREG KRISTAQ RAMEN,DHE SOT ZAGARI YMER GELBAZA JU SULMON JUVE,ANDI BUSHATIN DHE YLLI RAKIPIN- TANI YMER GELBAZA KELLIRA KA MBETUR SI NJE ZAGAR I TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA DHE LEH DUKE E MBROJTUR SISTEMIN E TIJ TE KRIMINALIZUAR ME BANDIT DHE OLIGARKE

  4. Fatos Lubonja dhe Andi Bushati jane nder te paktet analiste qe kane qene opozitare te pushtetit Berishes dhe jane opozitare te pushtetit Rames prandaj gjithmone lexohen me endje dhe degjohen me respekt.
    Per te tille gazetare e analiste ka nevoje Shqiperia jo per bythlepires pushtetesh dhe servila qeverish.

  5. Sepse Fatosi mbeti fatos dhe nuk u be as pionier.
    Ramen mund ta shash nga nena, gruaja, familja etj. Nuk ta var njeri.
    Provo shaj Berishen.
    Ne kohen e Rames nuk ka me shtyp te pavarur. Shikoj emisionin te Bashkimi dhe nga 25 gazeta, vetem dy kritikojne opoziten.
    23 kritikojne dhe shajne Ramen.
    Pra media eshte e kapur.
    Ne kohen e Berishes vetem dy gazeta kritikonin qeverine. 23 mbronin qeverine dhe shanin Ramen. Atehere kishte shtyp te lire.
    Kishte ndonje rrahje gazetari e djegje gazetash, por kto ndodhnin pa dashje.

  6. Analize fund e krye full personal inat, me Ramen. Me keto shkrime Lubonja humbet reputacion, dhe pavaresi. Inati eshte personal dhe si i tille nuk mund te kthehet ne pseudoanalize. Ktahasime pa lidhje , te pavendosura ne kohe. Shkrim i sforcuar jo i natyrshem.

  7. Nuk besoj se do kete shkaterrim. Nese Rama merr mandatin e trete thjesht ai do normalizohet ne pushtet, do i hapet oreksi per mandat te katert e te peste dhe sistemi jone do te filloje t’i ngjaje plotesisht Bjellorusise se Lukashenkos. Shkaterrim mund te kete nese merr fund ekonomia dhe jo demokracia. Nuk eshte e thene te marre fund ekonomia sepse Bjellorusia i ka te ardhurat per fryme me te larta se ne pavaresisht se eshte kuazi-diktature. Nga ana tjeter, Ukrahina qe i ka shume me te uleta behet shesh revolucionesh demokratike cdo dekade. Qe te jemi te sinqerte me kete ekonomi pavareisht se te gjithe e dime se eshte mjaftueshem e pjerdhur veshtire te kete oreks per revolucion shkaterrues. Me pare ekzistonte rregulli i 6 mije dollareve per fryme, qe do te thote kur arrije kete nivel shtoheshin kerkesat per demokraci. Nje teori e diskredituar komplet ne nje kohe kur Kina dhe Rusia dhe Turqia sa me e pasur aq me diktatoriale behet. Nese minimalisht e mban stabel kete nivel mjeran ekonomik qe kemi asgje nuk do ndodhe.
    Revolucionet e rruges po deshtojne kudo:Venezuele, Hong Kong etj. Qe prej deshtimit te pranveres arabe asnje ndryshim me baze levizjen popullore nuk po ndodh.

    1. Nuk shkojnë krahasimet me Turqi, Venezuelë etj.
      Këtu ka vetëm një langaraq që për 24 orë me thirrjen e Ilir Metës, do të mblidhen në Tiranë 500 mijë shqiptarë që do ta përzënë me dajak këtë langaraq.

      Në filmin “Katerina e madhe” i shoqi i saj ishte një idiot adoleshent si puna e edvinit që për arësye të larta shtetërore e qërruan fshehtas, dhe mbaroi problemi.

      1. Ne kemi nje “fat” qe ne krahasim me keto vendet e tjera opoziten nuk e kemi fallco (ne kuptimin qe do realisht ta marri pushtetin mbi oligarkine) dhe gjithashtu qe ne ne 30 vjet kemi krijuar nje inerci te nderrimit te pushtetit me zgjedhje. Mandati i trete i Rames eshte shok i forte qe ve ne pikepytje cdo gje. Ne momentin qe inercia merr fund ndoshta do behet e qarte qe shqiptareve nuk i rruhet per demokracine apo iluzionin e saj ne varesi te menyres si e konsideron sistemin qe kemi tani dhe cdo gje do riorganizohet per t’i sherbyer modelit te ri qe do jete praktikisht nje oligarki me vetem nje lider autoritar ne krye. Perderisa oligarkia ka 20 vjet qe dominon me sukses pse te kete frike te dali hapur? Mandati i trete i Rames eshte momenti. Bastet jane te hapura por besimi im eshte qe njerezit do e pranojne sepse demokracia nuk eshte ndonje nevoje e forte qe e ndjen perdite, madje mund te jete nevoje fallco nga ato qe i mberrin me gjimnastike me mendore pastaj i mbush mendjen vetes qe e ke. Shpresoj qe shqiptaret te me zhgenjejne. Gjithsesi, Rama duhet marre seriozisht. Mua me duket i “pjekur” per t’i dhene fund kesaj shakase me zgjedhje gjysem te lira e fjale gjysem te lire qe kemi pas keto 30 vjet. Zgjedhje te rendesishme shume kete radhe.

  8. Nese opozite eshte e dobet, ka mxjerre nje lider qe nuk bind, qe nuk frymezon, qe ka ben gafa politike, qe eshte i pavendosur, qe shfaqet fallco etj etj, apo nje lidere, qe pasi i iku burri president, zgjidhet “me vote” kryetare partie, qe ka nje nivel mizerabel, nuk eshte faji i Rames qe mbetet ne pushtet.

    1. Neri, qen i zi i ferrit te rivjedhjes; mut muti! Do te na tregohet edhe politikar ne shrebim te se keqes! Ik or mut bej ate qe te pelqen me shume: shkedheu gjekundi bashke me tufen e qeneve hajdute !!!!Nebvojtore e qenqeverise…

  9. Rama per avionin ding me droge qe ra ne Divjake –
    “Ishte per sperkatje mushkonjash”

    Rama perbri investitorit italian para gazetareve e TV –
    “Ejani investoni ne Shqiperi se ketu nuk ka as Sindikata”

    Rama mburret se perzuri Bekettin dhe…
    …pas erdhi fatura gjobes 120 Milion Euro qe natyrisht i dergohet Buxhatit rrenuar te ekonomise shqiptare

    Rama deklaron me pompozitet – E kam paditur per shpifje gazetarin Peter Tilde te BILD
    (shpejt rrena doli sheshit e padia ishte vecse ne imagjinaten e Timonierit)

    Rama publikon nje video Algjeriane me shpjegimet e tij si :
    “Perplasje polici-protestues ndaj masave anti-Covid ne Spanje”

    Rama jo me larg se nje muaj me pare perbetohet para shqiptareve dhe Nderkombetareve –
    “Kurre nuk do marrim vaksina ruse dhe kineze”
    (sot mburret me vaksinime kineze te pleqve ne mes sheshit kryeqytetit si askund ne bote)

    Natyrisht keto nuk jane gafa te Timonierit, jane pasqyra psikologjise tij nga njera rrene tek tjetra!

  10. z.Lubonja , keto qe shkruan ti jane thjeshte konstatime , ne duam zgjidhje . Ne nuk duam me qe ju te jeni vetem opozitar i perjetshem sepse edhe kjo thelle thelle do te thote te jeshe pjese e fajit , ne duam larpamesi nga ana juaj . Ne duam gjera konkrete dhe jo nje apo tre banda , ne duam qe ju te na parashtroni zgjidhje dhe menyren sesi duhet te vije kjo zgjidhe . Kur shikoj personat(kriminela te mirefillt) qe po marrin pjese dhe po drejtojne ne fushate e kuptoj qe kushdo qe te fitoj ky vend ka per te qene perseri vater infeksioni e krimit , injorances dhe e pandeshkueshmerise .
    Pa ndryshime te sistemit zgjedhor dhe kushtetues ,
    pa zbatueshmeri te statusit te nenpunesit civil ,
    pa ndeshkueshmeri te politikaneve dhe te administrates qe kane abuzuar dhe sidomos
    pa nje grusht te hekurt kunder krimit dhe krimineleve ky vend nuk behet .
    Tung

  11. O Lubonje, mos e dhi muhabetin tani se na merzite. Kur e shaje Berishen ishe burri i mire. Tani qe e shan Mulla Omarin per te njejtat pislliqe qe bente Berisha dhe me shume se ai, tani je burre i keq.

    Nuk ben kshu:)

  12. Lubonja nuk mbahet mend kurre pjese e Kazaneve mediatike te pushteteve (per ate qe ka ndopak memorie). Kurre asnje here te vetme nuk i ka bere fresk pushtetit te rradhes, i kujdo qofte.
    Lubonja pra i ben te duken me capacule dhe dordolece se c’jane ato analiste qe kane zgjedhur te jene letra higjenike te qeverive te rradhes.
    Respekte, Lubonja.

  13. Pavaresisht se ne fajesojme politiken per gjendjen ku jemi, ne fakt politika eshte pasqyra me dukshme

    e nivelit te shoqerise dhe e historise tone si popull e si komb. Ne se te gjthe vendet e Ballkanit u

    pushtuan dhe u mbajten ne roberi nga Perandoria osmane, vetem shqiptaret nderruan fene, u pershtaten

    dhe pothuajse u asimiluan kulturalisht dhe patem nje rilindje te vonuar pas nje letrargjie 5 shekullore.

    Nese te gjithe popujt europiane kishin tradita te hershme te kultivimit te dijes me ane te arsimit, te

    zhvillimit te letersise, arteve , shkencave, ideologjive, ne mezi arritem ne vitin 1908 te krijonim alfabetin

    Ne se te gjithe popujt europiane kishin tradita shteterore (qofte edhe me nderprerje) ne mezi krijuam

    nje shtet vetem nje shekull me pare, edhe ate te ideuar, te nzitur e te sponsorizuar nga te tjere dhe per

    interesat e tyre gjeopolitike. Ne fakt ne akoma nuk kemi arritur ta krijojme shtetin si nje e mire e

    pergjitheshme por shtetin si nje bande kusaresh e plackitesish. Perse partite banda dhe shteti bande

    funksionon tek ne ? Sepse cdo njeri nga ne eshte nje bandit potencial qe po te ishte ne vend te tyre

    do te bente si ata. ne nuk bejme si ata jo se s/duam por se s’mundemi, prandaj ne nuk i shikojme ata

    me perbuzje por me lakmi dhe adhurim. Personazhet me te anatemuar, me te perfolur, me fajtor per

    gjendjen ku ndodhemi jane Berisha dhe Rama , por nga ana tjeter keta jene edhe personat me te votuar,

    me te ndjekur me rrjetet socale dhe me te imituar . Duket paradoks por nuk eshte sepse secili nga ne

    fsheh nje Berishe apo Rame ne vetvete dhe vetem pafuqia na ben te mos jemi te tille.

  14. Deri dje refreni ishte “pse s’ka vaksina”! Sot ky refren ka ndryshuar: Po na sillni vaksina të pacertifikuara! Dikur thoshin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Politikanë, mjekë, ish-mjekë dhe ish-politikanë bashkë, i janë bashkuar turmës dashakeqe të anatemimit të fushatës së vaksnimit që ka filluar në vendin tonë. Një listë mesazhesh e deklaratash në media e rrjetin social, që kanë brenda një papërgjegjshmëri thjesht kriminale

  15. Vaksina KINEZE eshte e pa certifikuar nga asnje institucion perkates!
    Ky eshte fakt qe nuk e ka mohuar dot as Ministresha Ogerta te pakten.

  16. Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës. 13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës, por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Dhe konkludon duke iu drejtuar ambasadores amerikane: Votoj më mirë Tom Doshin se Fatmir Mediun!O tosi salihut do vdesesh duke pasur ne goje ramen,por ke 20 vjet qe cfare nuk i ke thene vetem lulzimja salihu shpellkaret e kudo ndodhur të besojn,zero influence ke ne opinionin publik e kane treguar zgjedhjet ku rama ka fituar cdo pale zgjedhje ne keto 25 vjet,antikomunisti eshte me i keq se komunizmi dhe ti fatos e tregove kete duke u kthyer të komunisti ne i keq i lindjes qe nuk ka ngordhur akoma,corona ishalla ja shpejton ngordhjen

  17. Lexoni ca lexoni kete kopjen qe i perhershmi kopjac i Mender Bazes, ish-Kapterr Ethem Lalaj ka kopjuar ne oren 08:55 nga uturaku Tema i Menderit.

    -Mender bytho Bazja udhezon Ambasaden Amerikane se kujt duhet ti ndaloje kandidimin ne zgjedhje!
    Pra Ambasada Amerikane, pse jo edhe DASH, duhet qe me laps ne dore si kopjaci Ethem Lalaj, te marrin shenim detyrat e tyre nga bythqiri Saliut dje edhe kurva Rames sot Mender Bazja!!

  18. Ajo me të cilën nuk pajtohem me Lubonjën, është paragjykimi i tij se të tre partitë më të mëdha në Shqipëri, ai i quan “banda”, pasi sipas tij ato mbështeten njëlloj tek bizneset e mëdha që ai i përgjithëson si “oligarkë”.
    Ideja e tij që më mirë të qeverisin “tre banda” që mund të kontrollojnë njera tjetrën sesa një “bandë” që kontrollon gjithshka, jo vetëm që nuk është një zgjidhje për demokracinë , por ushqen statu quonë e tranzicionit të gjatë për Shqipërinë, për të shkuar në modelin e demokracisë europerëndimore.
    Për mendimin tim, tranzicioni i gjatë në demokratizimin e Shqipërisë, erdhi si pasojë e mos dënimit të krimeve të diktaturës enveriste.
    Në këto 30 vite të tranzicionit, si pasojë e mendësive majtiste edhe të Lubonjës, është krijuar një brez i ri shqiptarësh që nuk e ka fare idenë se çfarë ishte sistemi diktatorial komunist me modelin më të egër në Europë, modelin stalinist që e ruajti deri në fillim vitet 90-ë të shekullit të kaluar., kur pjesa tjetër e perandorisë komuniste lindore europiane, e kishte flakur tej, që në fillim vitet 60-ë.
    Partia e punës , monopartia që qeverisi për gati 5 dekada me diktatorin Hoxha, duhej të kishte dalë jashtë ligjit e jo që mbi strukturat e saj duke e ndruar enrin në Parti socialiste, të vazhdonte majtizmin alla shqiptar.
    Europa perëndimore , pikërisht sepse edhe partitë e majta të saj e pranonin sistemin e kapitalizmit demokratik, e konkurencën e lirë, pati një sistem demokratik pluralist.
    Pikërisht ky sistem shumëpartiak i perëndimit, krijoi kushtet që ekonomia e gjithë sistemi shoqëror e kulturor i këtyre vendeve, të arinin të shkonin gati një shekull përpara lindjes komuniste..
    Që në Shqipëri të dilte jashtë ligjit partia komuniste enveriste me emrin Partia e punës, kjo nuk do të thotë që të zhdukeshin partitë e majta., përkundrazi sepse ashtu nuk do të kishim një demokraci pluraliste..
    Por partitë e majta duheshin krijuar rishtazi që nga strukturat e tyre në bazë , e deri strukturat udhëheqëse në modelin e së majtës europerëndimore.
    Kjo përsa i takon së majtës.
    Kurse e djathta shqiptare që lindi si një,opozitë ndaj Partisë së punës, duke patur parasysh që diktatura enveriste kishte eleminuar çdo shenjë disidence antikomuniste, ishte tepër e vështirë që të organizoheshte si një parti e konsoliduar e djathtë e modelit europerëndimor.
    Edhe kur e djathta mori pushtetin në vitin 1992, duke mos pasur eksperiencë e duke mos njohur mirë ligjet e zhvillimit të kapitalizmit demokratik bazuar në shtetin ligjor, bëri gabime siç qenë piramidat e famëshme.
    Është e marëzishme ama që të quash politikë të re, politikën majtiste alla shqiptare, pasi politikë të re, megjithë mangësitë e saj sollën në Shqipëri partitë e djathta.
    Le të shkojmë tani tek tema e “oligarkëve”.
    Për mendimin tim, në Shqipëri nuk kemi kapitalistë të mëdhej që mund të ndikojnë ne qeverisje si oligarkë.
    E djathta sigurisht që e ka në programin e saj politik që të mbështes zhvillimin e fuqizimin e biznesit, kurse e majta tradicionalisht është kundër kapitalizmit apo kufizimit të tij.
    Abuzon edhe Lubonja në vartësi të bindjeve të tij majtiste, kur akuzon Partinë demokratike që mbështeste bizneset e mëdha, se edhe në qeverisjen e Berishës ndikonin në pushtet “oligarkët”.
    Thuhet gjitthashu se “oligarkët” e Berishës po ndikojnë edhe në pushtetin e Ramës.
    Është e vërtetë që janë po të njejtët biznesmenë të mëdhej shqiptarë , që bashkëpunojnë me qeveritë si të Berishës edhe të Ramës.
    Por ama mardhënia korruptive e qeverisjes me këta biznesmenë, nuk ka qenë e njëllojtë.
    Ka pasur edhe në qeverinë Berisha nisma të Partneritetit publik privat (PPP), tendera e konçesione, ka edhe ndonjë rast kur nuk janë respektuar rregullat e ligjet, por gjatë qeverisjes Rama, shkeljet e ligjeve janë kthyer në një fenomen dominues.
    Kur thuhet se filan biznesmen ka bashkëpunuar me Berishën e tani bashkëpunon me Ramën, përse nuk analizohet fakti se përse po i njejti biznesmen, në qeverisjen Berisha futeshte në garë me të tjerët për ndonjë tender, kurse në qeverisjen Rama, biznesmenët e tij të preferuar marin tendera pa garë ?

  19. Gazetar skuth: O Tozi: ku ishte rrezikui i Berishes kur la pushtetin o qelbesire gjakprishur? Berisha e la pushtetin si burre dhe nuk reklamoi asnje gje per zgjedhjet; i pranoi dhe kaq! Pastaj si burre dhe edhe doreheqjen nga kryetar i PD-se Ku ishte rreziku ketu o i shkedhyer trush nga burgu i gjate qe te dhane qente e kuq pjesetar i se ciles ishe edhe ti? Pse qe kur ka vjedhur pushteitn pushti hajdut e tradhetar nuk e kirtikon me Kadarene? Sepse ta ka kerkuar doçi, dhe ti nuk ben me gek! Atehere ti jo vetem qe nuk je i besueshem por je nje sharlatan kanalist, qe sa here vjell ndonje shkrim nuk kuptohesh se me ke je; me te miren apo me te ligen dhe kete loje e ben per nevoje , siç jane zakonshem njerezit pa shtylle si ti! Qe te jemi te sinqerte : doçi te ka dhen shume mundesi per te sulmuar Kadirovin, sepse qe kur ky i rregulloi vajzen ambasadore dhe ” ia ngopi bithen me para” siç thone gjirokastritet, qe te pakten te mos shprehej per qeverisjen e doçit dhe ky si gjirokastrist nuk ndihet me , e nuk u ndje as per kompllotin qe ky qen rruge po bente kunder Kosoves bashke me vupiçin e thaçkun! Te gjithe ato leksione per patriotizem e demokraci qe ky Kadirovi ka dhen neper librat e tije paskan qene thjeshte propagande per te shitur librat! ( nuk ve ne dyshim talentin e tije si shkrimtar, por me keto sjellje,çmimin Nobel nuk e meriton) Nobelin e marrin ata jane njerez te spikatur ne fushen ku levrojne, por edhe per civilizem e per ide e per paqe e si kundershtare te diktaturave te çdo lloji, gje qe ky kadirovi juaj nuk e ben! Ps; them i juaji sepse dikur ishte dhe i mi, por nuk eshte me!

  20. Ashtu siç është raportuar herë pas here në media, skuadra anonime “Byrektorja” është një nga më aktivet në “selinë blu” e cila ka për detyrë denigrimin me komente negative në rrjetet sociale të figurave që nuk janë dakord me qëndrimet e kryedemokratit Lulzim Basha.KryeByrektori i byrektoses se pd ka 25 vjet qe i bie ne nje brime qe as qefin e vete nuk e ben

    1. Ti i paloqe i ores15:50, nuk i qin dot te gjithe, kurse te gjithe te qijne ty dhe kurvat e familjes tende dhe te familjes hajdute e tradhetare te doçit tuaj, dhe e ju brena!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu